Inter, shperthejne akuzat e forta me prapaskena konspiracioni: “Marotta i ka infektuar qellimisht lojtaret sepse…”
Nese do te thonim ne kete moment qe “jane cmendur” a e dini se nuk do te kishim thene asgje te gabuar?
Kjo sepse me te vertete qe jane cmendur, si majtas e si djathas, per ate qe po ndodh ne Milano me Interin, me nej situate qe nuk ka te beje aspak me aftesite e Interit.
Ashtu si mund ta dini, Interi brenda dy ditesh ka pasur kater raste infektimi me Covid19, dhe diten e sotme ATS (Instituti i Shendetit Publik) i Milanos ka ndaluar zhvillimin e aktivitetit te skuadres per kater dite, duke anulluar ndeshjen me Sassuolon dhe duke ndaluar grumbullimin e lojtareve neper kombetare.
E cfare ndodh? Ne vend qe te gjithe te shqetesohen per shendetin e lojtareve te infektuar, apo shendetin e atyre qe mund te infektohen, disa tifoze te milanit dhe disa tifoze te juventusit (pa i pergjithesuar, sepse ka edhe tifoze te zgjuar plot, tifoze normal), kane filluar te shpikin teori konspiracioni.
Nderkohe qe milanistat jetojne ne nje bote paralele ku Milani i tyre vetem penalizohet dhe skuadrat e tjera favorizohen, ka shume nga ata qe kane thene se Interi i ka infektuar vete lojtaret.
Nderkohe, nje profil teper i ndjekur ne Twitter i tifozeve te Juventusit, ka bere nje deklarate te pabesueshme: “Bombe – Nje mik ne Milano qe nuk mund ti zbuloj emrin natyrisht sepse pastaj bie komplet sistemi, me ka thene se Interi e ka bere gjithcka qellimisht punen e infektimeve te Covid19 per shkak te grumbullimeve ne kombetare per ti paraprire ndonje problemi me demtimet ne javet ne vazhdim. Kampionat i fallcifikuar”, shkruajne ata.
Nderkohe, ne komentet e postimit ka perla nga te gjitha llojet, duke nisur qe tek hipoteza se “lojtaret jane infektuar qellimisht nga Marotta apo Conte”, por ka edhe nga ata qe flasin per kete gje si nje plan mire te organizuar te Interit.
E gjitha mund te duket qesharake ne pamje te pare, por behet shqetesuese kur vihet re se sa shume le per te deshiruar nivel i inteligjences.