Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 20, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen Inzaghi perpara kamerave: “Seriozisht e keni ju? Kjo nuk ka shpjegim. Eshte nje mungese totale…”

Inter, shperthen Inzaghi perpara kamerave: “Seriozisht e keni ju? Kjo nuk ka shpjegim. Eshte nje mungese totale…”
Inter Club Staff

Nje tjeter humbje per Interin ne Serie A por kesaj radhe ndaj Juventusit duket si nje fotokopje e te shkuares me te gjithe ndikimin e arbitrave qe paten ne ndeshje.

Per kete gje ka folur edhe Inzaghi pas ndeshjes qe ka shperthyer keshtu perpara mikrofonave dhe telekamerave dje pas ndeshjes.

Keto kane qene fjalet e tij:

Cfare ka qene mendimi i pare qe i ke dhene djemve pas ndeshjes? Cfare i ke thene skuadres?

“Ka nje hidherim te madh per nje humbje te marre keshtu. Pas Monzas kishim premtuar te mos flisnim me sepse kishte ndodhur dicka shume e rende”.

“Sot ka ndodhur nje gje tjeter shume e rende: gol i papranueshem, me thone se VAR nuk kishte pamje. Cfare eshte kjo histori?

“Ketu ka mangesi respekti, duam respekt. Inter deshiron respekt dhe duhet te kete respekt”.

Nuk ke asnje dyshim per prekjen me dore te Rabiot?

“Seriozisht e keni ju? As nuk ja vlen te flasim. Kam pare 20 pamje te ndryshme qe kishte prekje me dore”.

Marelli thote se prekja me dore e Rabiot eshte por nuk ka siguri…

“Une e degjoj ate qe thote, ok, por ky gol eshte i papranueshem. Mund te pesojme gola per gabime, por jo keshtu, kjo nuk mund te pranohet”.

“E kam te veshtire te flas tani pas ndeshjes, eshte shume e rende ajo qe ka ndodhur”.

Si mund te shpjegohet se keni pergatitur nje ndeshje te tille?

“Kemi bere shume ndeshje ndaj Juventusit, kundersulmet jane nje karakteristike e tyre. Kemi qene zotet ne kete qe kemi bere”.

“Teknikisht kemi gabuar me shume se zakonisht, por nuk ka qene nje rezultat i duhur per objektivin qe kemi ne kete moment”.

Mesfusha si romb do te perdoret edhe ne ndeshje te tjera?

“E kam bere edhe here te tjera. Kete here e kam bere qe te rekuperoj nje disavantazh dhe eshte nje opsion qe e provojme. Por ne kemi 3-5-2.”

Eshte ndjesia se ne Champions Inter ka nje mentalitet tjeter ne krahasim me Serie A. Vdekjeprures ne Europe dhe te humbur ne Serie A. Eshte vertete keshtu?

“Jam dakord dhe deri diku eshte vene re. Por duhet ta them qe sot nuk ka pasur shume perhumbje ne fushe nga ana jone”.

“Kemi gabuar teknikisht dicka, por ndeshjen e kemi pare se kush e ka bere. Skuadres skam cfare i them fare pas nje ndeshje si kjo sot”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.