Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Skriniar flet perpara Viktoria Plzen: “Kurre nuk kam folur per merkato. Te jeni te bindur qe do ju them sapo…”

Inter, Skriniar flet perpara Viktoria Plzen: “Kurre nuk kam folur per merkato. Te jeni te bindur qe do ju them sapo…”
Inter Club Staff

Pas Inzaghit, direkt per mediat ne konference ka folur edhe Milan Skriniar qe ka qene prezent me teknikun zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij:

Sa larg nga Inter ke qene kete vere? Cfare do te ndodhe tani?

“Une nuk kam folur kurre per merkaton dhe preferoj te qendroje keshtu kjo. Kemi ardhur ketu per te luajtur nje ndeshje dhe nuk dua te flas per keto gjera apo per kontraten time”.

“Nuk besoj se eshte momenti dhe vendi i duhur. Kur do te kete te reja do ti merrni vesh te paret. Per merkaton une nuk flas”.

Per ty qe je sllovak a eshte kjo ndeshje e vecante?

“Do te jete nje ndeshje speciale por Sllovakia eshte me afer Italise se sa Plzen. Gjithesesi pres shume miq e shoke ne kete ndeshje.”

“Plzen eshte nje vend ku luajne shume djem qe une i njoh, do te jete ndeshje speciale”.

Kush jane rreziqet per neser?

“Kemi pare se si ka shkuar perpara kjo skuader. Jane fizikisht shume te mire dhe te pergatitur. Punojne me kundersulmin shume mire”.

Si eshte humori i skuadres pas fitores me Torinon?

“Nuk ishte e thjeshte pas derbit dhe Bayern. Por ja kemi dale qe te flasim me njeri-tjetrin duke tentuar nje reagim. Me siguri do te na ndihmoje.”

Ishte i lumtur kur pe Viktoria Plzen ne short?

“Personalisht po, sepse Sllovakia eshte me afer. Por si ndeshje do te jete shume e veshtire, normalisht jo per kete”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.