Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, SOT ESHTE DITA – President i ri, largohet Thohir: Ja gjithcka cfare pritet te ndodhe!

INTER, SOT ESHTE DITA – President i ri, largohet Thohir: Ja gjithcka cfare pritet te ndodhe!
Inter Club Staff

Nje nga ditet me te rendesishme ne historine e Interit. 

Pas 5 vitesh, largohet Erick Thohir qe nga sot nuk do te jete me president i Interit dhe do te qendroje ne pritje te shitjes se 31% te aksioneve tek Suning.

Me cdo mundesi, asambleja e sotshme e ortakeve do te nominoje Steven Zhang si presidentin e ri te klubit dhe ai keshtu do te behet presidenti me i ri ne historine e klubit zikalter: vetem 26 vjec.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per gjithcka cfare pritet te ndodhe sot: 

“Asambleja e anetareve do te ratifikoje miratimin e bilancit te mbyllur ne daten 30 qershor dhe qe ka nxjere nje humbje vetem 18 milione euro: eshte nje shifer shume e rendesishme per te ardhmen dhe shume larg penalizimeve te  Fair Play Financiar.”

“Por jo vetem kaq: do te kete disa emra  te rinj edhe ne keshillin e administrimit  tek zikalterit. Me horizont jane te reja te rendesishme: eshte emri i Beppe Marottes ai me i  perfoluri per te ardhur tek zikalterit pas zerave te javeve te fundit.”

Tashme ish-drejtuesi i Juventusit pritet te hyje shume shpejt zyrtarisht ne stafin drejtues te Interit:

“Feeling eshte gjithmone e me shume i dukshem edhe pse tashme ish-drejtuesi i bardhezinjve duhet te zgjidhe njehere kontraten me klubin e Agnellit – nenvizon e perditshmja italiane -.”

“Si drejtues i pergjithshem ne fakt, ai eshte i lidhur per nje kohe te papercaktuar me klubin juventin dhe duhet te arrihet nje marreveshje me klubin per tu larguar.”

“Edhe per kete motiv ne shtepine zikalter nuk bejne komente ne kete moment. Pavarsisht se ka shume zera se marreveshja eshte arritur tashme per nje kontrate tre vjecare.”

“Me te gjitha gjasat gjithcka do te perfundoje keshjtu: por duhet avancuar edhe pak per te thene me siguri qe Marotta eshte i Interit.”

“Natyrisht ne bisedimet e para ne anglisht eshte rene dakort per konceptet me te rendesishme te detyres se re. Per shembyll, familjes Zhang i pelqen ideja per te pasur nje drejtues lombard qe te ndihmoje Steven ne detyren e tij te re si President.”

“Nderkohe Steven Zhang nga ana e tij po mendon se si ta perfshije Marotten ne stafin drejtues pa pasur konflikte kompetencash me drejtuesit e tjere.”

“Administratori i deleguar Alessandro Antonello nderkohe duket i predispozuar qe te vazhdoje eksperiencen e tij tek Interi. Ashtu si nuk vihet ne diskutim as CFOO Giovanni Gardini.”

“Por tani duhet kuptuar se si do te ndahen kopetencat ne organigramen e re me Marotten ne nivel drejtues.”

“I paprekshen tek Interi eshte Piero Ausilio sidomos pas punes se mrekullueshme te bere kete sezon.”

“A eshte e veshtire nje bashkjetese me Marotten? Mbase, por ideja per te perfocuar nivelin drejtues prevalon ne kete moment ne shtepine Inter.”

“Por sot eshte nje dite e madhe: do te kemi nje president te ri dhe nga aty do te kuptohet me mire pastaj se cfare rruge do te ndiqet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.