Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Spezia, emergjence totale: ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi! Suprize e madhe edhe ne mesfushe!

Inter-Spezia, emergjence totale: ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi! Suprize e madhe edhe ne mesfushe!
Inter Club Staff

Eshte Spezia sot perballe ne rrugetimin e Interit qe duket se kohet e fundit ka gjetur rrugen e duhur per fitoret.

Qellimi i zikalterve keto kohe ka qene qe te fitohen sa me shume pike ne menyre qe te rekuperohen pike ndaj kundershtareve qe jane qene perpara ne klasifikim.

Interi ka ditur qe te rregulloje disa probleme serioze keto kohe ne mbrojtje dhe deshira eshte qe rrugetimi pozitiv te vazhdoje pa u ndalur deri per Krishtlindje.

Nderkohe, ne ndeshjen e sotme Inzaghi pritet te kete goxha probleme te tjera duke qene se ka disa mungesa te rendesishme.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi ka rekuperuar Vidal dhe Sanchez por nuk do mund te besoje dot te De Vrij, Ranocchia, Darmian dhe Kolarov: nje emergjence totale prapa.

Me shume mundesi sot do te konfirmohet Bastoni ne qender te mbrojtjes, me Skriniar ne qendren e djathte dhe Dimarco ne krahun e kundert.

Keshtu, do te jete ndeshja e radhes e Perisic nga minuta e pare ndersa ne krahun tjeter pritet te luaje Dumfries (por kujdes nga D’Ambrosio…).

Ne mesin e fushes mund te pushoje njeri ndermjet Calhanoglu dhe Barella me Arturo Vidal nga minuta e pare qe do te jete keshtu edhe surpriza e madhe sot.

Me shume mundesi mund te jete turku ai qe mund ti lere vendin duke qene se nga ndeshja me Venezian ka dale nga fusha me nje problem te vogel.

Nderkohe, ne sulm po shkohet drejt nje konfirmimi te dyshes argjentinase Correa dhe Lautaro, me Dzekon qe e nis nga pankina.

TE REJAT E FUNDIT NGA SPEZIA – Ata vine nga nje humbje brenda ne shtepi me Bolognan dhe Spezia deri me tani ka mbrojtjen me te keqe te Serie A me 32 gola te pesuar dhe perballet keshtu me sulmin me te mire me 34 gola te shenuar.

Thiago Motta ka deklaruar ne konference nderkohe qe deshiron te hedhe ne fushe me te miret qe ka ne dispozicion duke hequr dore nga nje turnover.

Do te rikthehen Gyasi dhe Verde, te cilet do te luajne me Nzola ne sulm. I mundshem edhe aktivizimi i Maggiore ne vendin e Leo Sena. Balotazh ndermjet Ferrer dhe Aiman si dhe Bastoni-Reca.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Bastoni, Dimarco; Dumfries, Vidal, Brozovic, Barella, Perisic; Lautaro, Correa.

Ne pankine: Radu, Cordaz, D’Ambrosio, Gagliardini, Vecino, Calhanoglu, Sensi, Sanchez, Dzeko, Satriano.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Eriksen, Kolarov, De Vrij, Darmian, Ranocchia.

PREVIEW Inter-Spezia – Emergenza in difesa, chance per Dumfries e Vidal

SPEZIA (4-3-3): Provedel; Amian, Erlic, Nikolau, Bastoni; Kovalenko, Maggiore, Sala; Gyasi, Nzola, Verde.

Ne pankine: Zoet, Zovko, Hristov, Kiwior, Ferrer, Reca, Bourabia, Antiste, Colley, Salcedo, Manaj, Strelec.

Tranjer: Thiago Motta.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Leo Sena, Nguiamba, Agudelo, Sher.

Arbiter: Ghersini.

Asistent: Marchi e Macaddino.

Arbiter i katert: Paterna.

Var: Mazzoleni (Mondin).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.