Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Tonali, jemi shume afer: ja propozimi i fundit i Marottes, Brescia i thote jo nje lojtari!

Inter-Tonali, jemi shume afer: ja propozimi i fundit i Marottes, Brescia i thote jo nje lojtari!
Inter Club Staff

“Inter ka vendosur: eshte Sandro Tonali objektivi numer nje i drejtuesve zikalter.”

“Per te arritur tek diamanti i Bresicas, ne fakt, nuk do te jete aspak e thjeshte: me presidentin Cellino eshte shume e e veshtire te negociosh dhe ai e vlereson ate 50 milione euro.”

“Kjo gje do te detyroje drejtuesit e Interit qe te fantazojne per te gjetur nje rrugedalje per te arritur tek mesfushori i klasit 2000.”

Keshtu sipas Corriere dello Sport, ideja e Interit eshte te behet nje operacion si ai per Barella. Por Corriere tregon edhe detaje te tjera.

“Per te marre Barella, Interi vuri ne pjate 12 milione euro per huazimin, 25 per detyrimin e blerjes plus 13 bonuse, 8 te lehta dhe 5 me pak te lehta.”

“Dhe ja, pikerisht keshtu Interi po tenton qe te beje nje propozim te ngjashem per te marre Tonalin nga Brescia dhe t’ja kaloje Juventusit ne garen per tij edhe pse Marotta deshiron te fusen e marreveshje te pakten nje lojtar tjeter. Ky eshte propozimi i fundit i tij.”

JO PER PINAMONTIN – “Nuk do te jete e mundur te futen lojtare qe kane vleresimin e larte ne tratative.”

“Per shembull, eshte e komplikuar qe te mendosh se profili i Pinamontit do te perfshihet: Interi e ka shitur tek Genoa per 18 milione euro (huazim me detyrim blerje qe u krye ne shkurt), por dy klubet kane nje gentleman agreement qe do i beje ata ta blejne mbrapsht Pinamontin per 20 milione euro.”

“Eshte logjike se nese Pinamonti do i ofrohet Brescias, ai duhet ta kete vleren te pakten 20 milione euro sepse ndryshe ne bilanc Interi do te shenonte nje minusvalence.”

“Nje shifer kjo shume e larte nderkohe per nje klub si Brescia – qe blerjen rekord te historise se saj e ka bere ne 2007 me 7 milione euro per Caracciolo ndersa veren e shkuar Cellino ka harxhuar 5 milione euro per portierin Joronen – pa konsideruar qe te ardhurat e Brescias kete sezon do te bien me 50%,”

LOJTARI I DUHUR NE MARREVESHJE – “Eshte shume e mundur keshtu qe Interi te propozoje lojtare te rinj dhe me prespektive te Primavares, vlera e te cileve mund te jete maksimumi 4-5 milione eurro.”

“Mjafton qe te shikosh elementet ne huazim – ne B ka bere mire portieri Di Gregorio (97) tek Pordenone dhe mbrojtesi Gravillon (98) tek Ascoli.”

“Nderkohe, zikalterit presin edhe nje ringritje te Emmers (98) i cili nuk ka pasur nje vit te mbare ne shtepi me Beveren.”

“Pastaj, ne Primaveren e Interit ka disa lojtare qe mund te perdoren ne kete marreveshje si mbrojtesi Ntube, mesfushori Gianelli dhe sulmuesit Fonseca dhe Vergani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.