Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzola sulmon Marotten: “Interi ka levizur shume keq ne merkato. Kishin ne dore nje TOP PLAYER lojtar por nuk e moren dot!”

Mazzola sulmon Marotten: “Interi ka levizur shume keq ne merkato. Kishin ne dore nje TOP PLAYER lojtar por nuk e moren dot!”
Inter Club Staff

Sandro Mazzola ka folur per mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli gjate transmetimit Radio Goal.

Nder temat e diskutuara ne kete emision radiofonik nga ish-lojtari i Interit ka qene ndeshja e sotme e kupes se Italise.

“Mendoj se Napoli ne Kupen e Italise eshte favorit ndaj Interit por kujdes sepse zikalerit jashte shtepise se tyre luajne me mire.”

“Kjo gje mund te penalizoje skuadren e Gattussos. Por diskutimi kampionat ne kete moment per skuadren e Contes me duket i mbyllur. Edhe pse asnjehere nuk i dihet.”

“Ne futboll gjithcka eshte e mundur ,gjithmone. Te presim e te shohim cfare do te ndodhe ne te ardhmen.”

Mbi merkaton, Mazzola nuk ka dyshime, Marotta ka bere nje gabim shume te madh: “Interi ka levizur shume keq.”

“Marotta mund te bente nje goditje te madhe te Napoli duke rrembyer Mertens me parameter zero qe mua me pelqen shume.”

“Ai eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe me siguri drejtuesit e Interit mund ta kishin marre por kane levizur ngadale ne drejtim te tij dhe ai ka zgjedhur Napolin me pas. Une sulmoj Marotten? Nuk e di nese mund ta quani sulm, por ky eshte mendimi im.”

“Kalimi im tek Juventusi? Nuk fjeta gjithe naten. Mamaja erdhi dhe me pyeti pse nuk flija. I thashe se me kishte ardhur nje oferte e jashtezakonshme nga Juventusi dhe ajo me tha: “Babai yt do te revoltohet edhe nga varri nese e ben kete gje. Ti do i thuash jo atyre atje, nuk do te shkosh.”

“Keshtu nuk u konkretizua kalimi im tek Juventusi ne ate kohe…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.