Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Napoli-Inter, ja formacioni i mundshem i Antonio Contes: nje treshe endrrash ne sulm!

Napoli-Inter, ja formacioni i mundshem i Antonio Contes: nje treshe endrrash ne sulm!
Inter Club Staff

Pas me shume se tre muajsh, rikthehet Interi ne fushen e lojes ne nje ndeshje shume te rendesishme

Zikalterit do e bejne kete gje ne San Paolo, kunder Napolit, me objektivin per te permbysur nje rezultat 0-1 (ne Milano) dhe per tu kualifikuar ne finalen e Kupes se Italise.

Kjo do te jete nje ndeshje shume e rendesishme edhe pse vjen menjehere pas nje ndalese te gjate: duhen pare me kujdes gjendjet fizike te lojtareve, por jo vetem.

Nje faktor vendimtar do te jete edhe motivimet qe lojtaret do te kene per te luftuar per nje trofe pas shume kohesh. E te gjesh motivime neper stadiume bosh, mbase mund te jete pak e veshtire.

TE REJAT E FUNDIT NGA NAPOLI – Me shume se nje dyshim i vetem ne shtepine e Napolit.

Gattuso, qe vjen pas nje prove shume te mire ne ndeshjen e pare, pritet te konfirmoje 4-3-3 e tij qe ne fakt eshte me shume nje 4-5-1.

Nje skuader solide keshtu, e gatshme te hidhet ne kundersulm ne momentin e pare. Ne nivel interpretimesh, jane tre nyje per tu zgjidhur.

I pari dhe me i rendesishmi eshte ai per Mertens: ai eshte ne dyshim te forte per shqetesime muskulare.

I njejti diskutim vlen edhe per Fabian Ruiz dhe Allan. Per sa i perket te tjereve, mbeten jashte Malcuit dhe Manolas (greku do te vonohet ca) plus Lobotka (demtim muskular dje).

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – “Conte ndryshon. Sipas te rejave qe kane ardhur nga Appiano, ne provat e djeshme taktike eshte provuar shume 3-4-1-2 me ndryshime te vazhdueshme gjate lojes ne nje 3-5-2.”

“Te gjitha te dhenat e para te cojne drejt Eriksen titullar ne rolin e trekuartistit pas shpatullave te Romelu Lukaku dhe Lautaro. Nje treshe endrrash per Interin perpara.”

“Ne mesfushe hapsire per Barella dhe Brozovic. Per sa i perket mbrojtjes, De Vrij dhe Bastoni i kane kaluar problemet muskulare por nuk jane ende ne 100% te formes.”

“Ne Milano kane qendruar Vecino, Godin dhe D’Ambrosio. Nderkohe, ne krahet e mesfushes pritet te jete Candreva dhe Young te cilet jane favorite ndaj te gjithe te tjereve.”

“Ne pankine eshte edhe Alexis Sanchez, nje lojtar qe mezi po pret shansin e tij te pare sepse ndihet i rinuar.”

FORMACIONET E MUNDSHEM:

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne.

PANKINA: Meret, Karnezis, Luperto, Hysaj, Ghoulam, Fabian Ruiz, Elmas, Callejon, Lozano, Llorente, Milik.

Tranjer: Gattuso.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Malcuit, Manolas, Lobotka.

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

Pankina: Padelli, Ranocchia, Pirola, Asamoah, Biraghi, Moses, Gagliardini, Borja Valero, Sensi, Sanchez, Esposito.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Godin, D’Ambrosio, Vecino.

Arbiter: Rocchi. Asistente: Del Giovane e Cecconi. Arbiter i katert: Mariani. Var: Valeri (Giallatini).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.