Inter, ultimatum perpara skuadres: “Ose reagim i menjehershem, ose disa perjashtime ekselente duke filluar nga…”
Inter deshiron qe te ndryshoje menjehere formen e saj. Me sa duket, sjellja ne derbin e fundit nuk eshte pelqyer aspak dhe Inzaghi po mendon per disa vendime te rendesishme.
Sipas tranjerit zikalter, golat jane pesuar me shume lehtesi, dicka qe nuk ka ndodhur aspak te skuadra e Milanit.
Pikerisht per kete arsye, ai ka folur shume eger perballe skuadres dhe madje i ka paralajmeruar per ate qe mund te ndodhe.
“Klubi dhe tranjeri po kerkojne nje reagim te menjehershem nga te gjithe, ndryshe pasojat do te shihen ne fushen e lojes”.
“Cfare? Te gjithe ata qe quhen si te paprekshem ne formacion mund te humbasin vendin e titullarit e i pari qe rrezikon eshte Handanovic”.
“Por nuk eshte vetem ai problem. Edhe Milan Skriniar, kapiteni pa shirit qe quhet ne Milano, ka qene goxha dobet ne kete fillim kampionati”.
“Mbase zerat e merkatos, mbase dicka tjeter, asnje nuk e di. Por ajo qe Inzaghi kerkon eshte perqendrim dhe pune. E Skriniar duhet te beje me mire se kaq sepse mundet”.
“Por te gjithe jane ne prove: qe te De Vrij qe tani pas vetes ka Acerbin e deri tek Barella dhe Calhanoglu, qe pas vetes kane Mkhitaryan dhe Asllanin”.
“Nese do te jete nevoja, do te kete perjashtime ekselente duke ulur ne stol lojtare qe deri me tani e kane pasur vendin e sigurt. Kjo sepse disa lojtare jane vertete shume larg formes se kerkuar”.