Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

639 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi-Higuain nuk duhet te ndodhe kurre! Ja pse eshte nje vetvrasje ekonomike: shifrat nuk genjejne

Icardi-Higuain nuk duhet te ndodhe kurre! Ja pse eshte nje vetvrasje ekonomike: shifrat nuk genjejne
Inter Club Staff

Icardi per Higuain dhe 50 milione euro? As tani e as kurre. 

Kete gje e thote logjika, e thote pershtypja e pare por e thote edhe bilanci. Pavarisht shume zerave ne kete muaj, rinovimi i kontrates se kapitenit te Interit ka mbetur ne vend, por po diskutohet. Gjithesesi, ne kete moment, ky shkembim ndermjet klubeve nuk i sjell Interit asnje perfitim: ne radhe te pare, asnje perfitim ekonomik sepse per Interin, per projektin zikalter por edhe per Suning, karta e identitetit nuk ka nje vlere te vogel kur vendoset te behet nje investim.

Por le te flasim pak per perfitimin e mundshem ekonomik te Interit, qe pervec Higuain do te perfitonte edhe 50 milione euro. Avantazhi ekonomik, ne realitet, nuk ekziston: Mauro Icardi perfiton 5,5 milione euro (+bonuse) deri ne 2021 ndersa Gonzalo Higuain perfiton 7,5 deri ne 2020. E pamudnur qe Pipita te ule rrogen e tij ne nje marreveshje te mundshme, keshtu qe do te kerkonte edhe nje kontrate kater vjecare.

Per te thjeshtezuar gjithcka, le te supozojme nese Icardi dhe Higuain do te perfitonin te njejten shifer, qe do te thote 7,5 milione euro ne sezon. Per klubin bashke me taksa, do te ishin 15 milione euro si per Higuain si per Icardin. 

Ne kete shkembim, vlera e Higuain do te ishte 60 milione euro qe do te shperndaheshin ne 4 vite qe do e benin amortizimin e tij 15 milione euro ne vit. 

Icardi, ne 30 qershor 2018, do te kete nje vlere 3,7 milione euro ne bilanc. E keshtu, amortizimi i Icardit ne 4 vite do te ishte 925 mije euro ne vit. 

Pra, duke mare llogarite ne duar, Icardi do i kushtonte Interit vetem 16 milione euro ne sezon ne bilanc kurse Higuain do i kushtonte Interit ne bilanc dyfishin: 15 milione euro per rrogen dhe 15 milione euro amortizim, pra ne total 30 milione euro ne sezon per nje lojtar 31 vjecar deri ne moshen 35 vjecare.

Pra, nga ana ekonomike, pa marre parasysh qe Interi do te blinte nje lojtar 60 milione euro qe nuk do e shiste dot kurre ne te ardhmen per kete shifer, Higuain, shkelqen apo nuk shkelqen me bluzen e Interit, do te qendronte tek Interi deri ne fund te kontrates.

Pastaj te mos leme menjane ndjesite e tifozeve qe jane pothuajse te gjithe kunder per kete shkembim: cdo gol i Icardit me bluzen e Juventusit do te ishin nje goditje ne nervat e cdo tifozi dhe do te reflektohej direkt mbi tifozet.

Te gjitha te dhenat me larte te nxjerin ne nje perfundim te vetem: ky shkembim nuk ka shans te behet dhe as nuk duhet te behet. As sot as kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.