Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen detajet e para te marreveshjes per Kumbulla: ja sa milione euro do te kushtoje ai!

Inter, zbulohen detajet e para te marreveshjes per Kumbulla: ja sa milione euro do te kushtoje ai!
Inter Club Staff

Interi po nxiton shume per Marash Kumbulla: drejtuesit zikalter kane vendosur te hidhen ne sulm per mbrojtesin premtues shqiptar te Verones.

Keshtu, zikalterit kane vendosur edhe qe te kenaqin kerkesat e Verones per ta mbyllur sa me shpejt kete marreveshje.

Kete e shkruan Corriere dello Sport, e cila shton: “Kumbulla po afrohet me Pinetinen. Pasi u afrua me Lazion, tashme eshte Interi ajo qe eshte me afer tij, sepse edhe deshira e lojtarit eshte skuadra e drejtuar nga Conte.

OPERACIONI – “Klubi zikalter e ka pranuar me sa duket vleresimin qe Verona ka per lojtarin dhe kartonin e tij.”

“Keshtu, operacioni final nuk do te jete me i lire se 30 milione euro: kjo eshte shifra e vendosur dhe normalisht mund te ulet me disa lojtare qe do te perfshihen per tu shkembyer.”

“Nga ky kendveshtrim, ka ende dicka per te sistemuar. Por te mos harrojme, ne mes mund te futet nje huazim i Agoume, nje lojtar qe pelqehet shume nga Verona dhe Juric.”

“Pastaj per tu konfirmuar te Verona eshte edhe Salcedo, ne pronesine e Interit, dhe kartoni i Verganit.”

DIREKT NE MILANO – “Duke u rikthyer te Kumbulla, siguria eshte se ne cdo rast, ai nuk do te qendroje te Verona ne huazim per nje vit tjeter.”

“Ai pritet te transferohet menjehere ne skuadren e Contes dhe te beje pjese ne organikun e sezonit te ardhshem.”

“Ndermjet Interit dhe agjenteve te tij, nderkohe, nje marreveshje eshte arritur prej kohesh dhe nga kjo ane nuk do te kete asnje problem apo vonese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.