Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen detajet: “Menjehere pas Inter-Juve do te kete takim Inzaghi-Zhang-Marotta: do diskutohet per…”

Inter, zbulohen detajet: “Menjehere pas Inter-Juve do te kete takim Inzaghi-Zhang-Marotta: do diskutohet per…”
Inter Club Staff

Ne pritje te zyrtarizimit te rinovimit te kroatit Marcelo Brozovic, Inter po vazhdon te punoje ne shume fronte per te perforcuar skuadren.

Gjithcka po mendohet per te ndihmuar akoma edhe me shume Simone Inzaghin per te ardhmen dhe ne ndihme per kete do te vije edhe Zhang i sapo ardhur ne Milano.

Prandaj, menjehere pas ndeshjes ndaj Juventusit, sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport, do te kete nje takim te rendesishem.

“Deri ne kete moment qe po flasim, nuk ka ndodhur akoma takimi i shumepritur ndermjet Zhang, Inzaghit dhe drejtuesve.”

“Ka pasur nje darke, po, por ajo ka qene nje darke me shume miqesore se sa nje darke pune ku jane vendosur apo zgjedhur strategji.”

“Prioriteti qe ka vendosur Inzaghi eshte nje lojtar ne krahun e majte qe te zevendesoje Perisic dhe emrat kane qene te shumte.”

“Por ne kete takim qe do te ndodhe, do te flitet me kujdes per merkaton sepse nese tranjeri do te thote qe ky Inter ka nevoje per dicka, drejtuesit dhe Zhang do te bejne cmos qe te arrihet.”

“Ndjesite e para jane se dicka mund te ndryshoje ne javen e fundit te merkatos ku Marotta pritet qe te kete vendosur me Ausilion se ku do te investohet edhe pse nuk zbulohen emra ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.