Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

696 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen dy largimet e para te sigurta: “Per ta do te jene kater ndeshjet e fundit si zikalter.”

Inter, zbulohen dy largimet e para te sigurta: “Per ta do te jene kater ndeshjet e fundit si zikalter.”
Inter Club Staff

“Tani do i jap mundesi atyre qe kane luajtur me pak”. Jane fjalet e Antonio Contes, qe konfirmon keshtu se ne ndeshjet e radhes se Interit, kampione e fresket e Italise, do te kete me shume hapsire per lojtaret qe kane qendruar me shume ne pankine gjate sezonit.

Nderkohe, Tuttosport ka tentuar te zbuloje disa lajme te rendesishme per sa i perket lojtareve qe mund te largohen nga Milano.

“Pasi eshte arritur fitimi i Skudetos, Interi tashme do te mendoje per merkaton dhe fillimisht e ka radhen merkato ne dalje.”

“Eshte nje efekt kolateral, sepse zikalterit kane ne brendesi te skuadres disa lojtare jashte planeve e te Contes.”

“Por pavarsisht kesaj gjeje, tekniku do i nderoje dhe respektoje ata ne ndeshjet e fundit, sepse do i jape mundesi qe te luajne dhe te pershendeten me Interin ne menyren e duhur.”

“Por nderkohe qe lojtaret qe do te largohen do te kene nje mundesi pershendetje, ka edhe nga ata si Sensi qe mezi po e presin kete shans per tu vene ne dukje e per te vene minuta ne kembe ne prag te Europianit.”

“E thjeshte te mendosh se do te rritet minutazhi i Matias Vecinos, Danilo D’Ambrosios dhe Andrea Ranocchias.”

“Por duhet theksuar nderkohe se edhe pse jemi kater ndeshje nga fundi, dy lojtare e kane te sigurt largimin nga Interi qe sot: Kolarov dhe Young, te dy ne skadence kontrate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.