Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen te gjitha shifrat e disa sponsorave te vecante: “Zikalterit marrin ne sezon nga Lenovo dhe Credit Agricole…”

Inter, zbulohen te gjitha shifrat e disa sponsorave te vecante: “Zikalterit marrin ne sezon nga Lenovo dhe Credit Agricole…”
Inter Club Staff

Nuk jetohet dot vetem me Pirelli dhe Nike. Interi, ne sezonet e fundit, ka pare qe ti rriten shume kontributet edhe nga sponsora, mbi te gjitha ata aziatik. Por jo vetem.

Ne bluzat e stervitjes, per shembull, eshte edhe logo e Lenovos, gjigand teknologjik shume i njohur.

Sot, Calcio dhe Finanza ka zbuluar te gjitha shifrat e perfituara nga Interi nga sponsorat dytesor.

“Marreveshja me Lenovon nga ana e Interit parashikon qe zikalterit te marrin 3,0 milione euro ne sezon”, zbulohet nga dokumentat e publikuara nga Calcio dhe Finanza.

Por nuk eshte vetem Lenovo, jo.

MAN POWER – “Gjithmone ne 2019, klubi zikalter ka arritur marreveshje sponsorizimi me Manpower Italia: skadenca ne 2022. Kjo marreveshje parashikon qe ata te paguajne 950 mije euro tek Interi ne sezon.”

“Ne rast se Interi kualifikohet ne Champions League, bonus 50 mije euro dhe nese Interi fiton kampionatin, nje bonus tjeter prej 50 mije eurosh.”

CREDIT AGRICOLE – “Zikalterit jane lidhur me ta me nje kontrate nga 2018 deri ne 2021. Ky sponsorizim shkon diku tek 4,8 milione euro ne total.”

“Nderkohe, Interi nese kualifikohet ne Champions League merr nje bonus prej 200 mije eurosh dhe nese Interi fiton Serie A, nje bonus tjeter prej 200 mije eurosh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.