Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet dokumenti i papritur per PIF: “Askush nuk ka folur me pare, por ata jane futur me kohe ne Itali duke…”

Inter, zbulohet dokumenti i papritur per PIF: “Askush nuk ka folur me pare, por ata jane futur me kohe ne Itali duke…”
Inter Club Staff

Calcio & Finanza duket se nuk i ka shuar te gjitha dyshimet per lajmin e blerjes se Interit nga ana e PIF (Fondi i Investimeve Publike te Arabise Saudite).

Ne dy ditet e fundit ka pasur shume lajme per kete histori: nga njera ane ata qe mbeshtesin teorine se ata duan te blejne zikalterit dhe nga ana tjeter, ata qe mendojne se PIF nuk do te bleje nje klub tjeter futbolli pas Newcastle.

Nderkohe, per fondin sovran te Arabise Saudite, me sa duket nuk do te ishte hera e pare nese do te investonin tek Interi ne Itali.

Nga zbulimi i disa dokumentave ditet e fundit, shihet se ata kane kohe qe jane futur ne Itali dhe kane investuar ne nje shoqeri tjeter.

“Mendoni se PIF po investoi tek Interi do te futej per here te pare ne Itali? E keni gabim, ata tashme kane investuar shifra te rendesishme edhe diku tjeter.”

“Ne muajt e kaluar ata kane blere aksione te Horacio Pagani (kompania e famshme e prodhimit te makinave automobilistike te luksit) dhe kane nenshkruar nje kontrate afatgjate.”

“Ne kete rast PIF eshte bere aksioner i minorance i kesaj kompanie duke besuar te plani i biznesit te tyre. Kjo gje eshte bere e ditur edhe nga zbulimi i disa dokumentave ditet e fundit nga kompania ne fjale.”

“Familja Pagani ka ende 66% te aksioneve nderkohe PIF ka vetem 30%. Nderkohe, si aksionere jane edhe dy njerez te njohur per Interin ne kete kompani: Emilio Petrone dhe Nicola Volpi, njerez qe nga 2014 deri ne 2018 kane qene anetare te Keshillit te Administrimit te Interit gjate kohes se Thohir.”

“Te kete lidhje? Do te kemi te gjithe kohen e nevojshme per ta kuptuar nese po. Por pikerisht Volpi mund te jete njeriu i lidhjes me Interin. Ka njerez qe betohen per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.