Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet fjalimi i ashper i Contes ne drejtim te skuadres: “Askush nuk do ju mbaje mend nese…”

Inter, zbulohet fjalimi i ashper i Contes ne drejtim te skuadres: “Askush nuk do ju mbaje mend nese…”
Inter Club Staff

Ne 19 ndeshjet e fundit eshte bere nje kryeveper autentike nga ana e Interit te Antonio Contes dhe kete gje e tregojne statistikat.

Skuadra zikalter ne fakt ka arritur te fitoje 50 pike nga 57 e mundshme. Por sipas asaj qe tregon sot corriere dello Sport, Antonio Conte nuk deshiron qe skuadra te humbase perqendrimin.

“Tranjeri nga Lecce me sa duket i shtyre nga frika se dikush mund ta marre lehte, ka bere nje fjalim shume te ashper ne drejtim te skuadres.”

“Ai ka dashur ti kujtoje te gjitheve se asgje nuk eshte arritur akoma dhe pjesa me e veshtire vjen tani.”

“Vepra eshte vetem ne gjysem te rruges. Nderkohe, fjalet e tij kane qene keto nder te tjera:

“Nese mendoni se dikush do ju mbaje mend per 50 pike ne 57 te mundshme, gaboheni rende. Do ju mbajne mend nese fitoni me shume pike se te gjithe pas ndeshjes se 38. Kete po.”

“Prandaj, do duhet te vazhdojme te fitojme, duke filluar nga ndeshja me Torinon, per te vazhduar me pas edhe me Sassuolon e per te arritur te pushimi i kombetareve ne menyren me te mire te mundshme.”

“Keto kane qene fjalet e Contes, por duhet theksuar se ai nuk eshte hera e pare qe kam keto ritme te pabesueshme.”

“Edhe me Juventusin e tij, perpara se te largohej ne vere, ne vitin e trete, e mbylli kampionatin me nje rekord pikesh: 102 te tilla. Rekord absolut per Serie A.”

“Ne ate sezon, ai fitoi 52 pike ne fazen e pare dhe 50 pike ne fazen e dyte. Pra, ne 19 ndeshje, ai kishe fituar pak a shume sa ka fituar pike ne 19 ndeshjet e fundit me Interin. Por kesaj radhe, me Interin nuk jane qellim apo si objektiv rekordet por vetem titulli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.