Tranjeri i Romes, cfare fjalesh per Interin: “Kur luajta ndaj tyre u shtanga: ishte e pabesueshme kur pashe qe…”
Interi sot do te luaje ne fushen e Torinos per te marre nje tjeter rezultat pozitiv per te mbajtur distancen me ndjekesit.
Nderkohe, dite pas dite, nuk ndalen as komplimentet per skuadren e drejtuar nga Conte per sa i perket lojes.
I fundit qe ka folur per kete eshte Fonseca, tranjeri i Romes qe ka shprehur me te vertet fjale vleresuese per lojen e Interit.
“Per hir te vertetes, une me skuadren time dua te mbaj topin sepse keshtu kam nje ndjesi kontrolli mbi ndeshjen.”
“Nese skuadra ime mban topin, kam nje ndjesi sigurie, sepse keshtu mund te kontrollojme lojen ne cdo faze.”
“Duke mbajtur topin, i ben kundershtaret qe te dalin nga sjellja e tyre natyrale. Te cnatyrohen dhe te largohen nga forma e tyre e zakonshme.”
“Por kete gje e kam arritur me te gjithe, pervec se ndaj Interit. Ndaj tyre jam shtangur me nje aftesi te pabesueshme qe kishin.”
“Me Interin e kishim shume te veshtire sepse kur i kishim perballe te jepnin ndjesine sikur ishin ne habitatin e tyre natyral si kur kishin topin, por edhe si kur nuk e kishin kontrollin e topit. Dicka e pazakonte.”