Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet goditja e madhe e Zhang: “Nuk ka te beje me asnje futbollist: ka arritur te binde…”

Inter, zbulohet goditja e madhe e Zhang: “Nuk ka te beje me asnje futbollist: ka arritur te binde…”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, pasi ka ardhur te zikalterit ne menyre surprize nga Juventusi pak vite me pare, e ka kontraten ne skadence ne vitin 2023.

Edhe ne ditet e kaluara eshte folur per kontraten e tij por ka qene pikerisht Marotta qe ka thene se deshiron te qendroje.

Ato ishin nje sinjal shume i forte per ate qe me sa duket ka ndodhur dhe shume shpejt do te zyrtarizohet edhe nga klubi.

Gjithcka eshte konfirmuar nderkohe edhe nga nje gazetar qe eshte shume afer me klubin zikalter si Fabrizio Biasin.

“Inter-Marotta, marreveshja eshte arritur tashme. Do te shkohet perpara bashke deri ne vitin 2025 (te pakten). Zyrtarizimi ne javet e ardhshme.”

Me pak fjale, ajo qe tifozet enderronin dhe shpresinin, do te zyrtarizohet brenda pak diteve dhe Marotta nuk leviz nga Interi.

Direkt pas rinovimit te Lautaro Martinez, nje lajm i tille, eshte shume i rendesishem per vazhdimesine e projektit Inter.

Marotta erdhi tek Inter ne nje moment shume delikat, me ceshtjen Icardi neper kembe, por ai ja doli te vere rregull ne cdo gje.

Solli Conten, beri ndryshime radikale dhe dergoi Interin ne fitimin e nje kampionati pas me shume se dhjete vitesh mungese.

Tani ai do te qendroje per te pakten edhe tre vite te tjera me shpresen se Interi do te vazhdoje te jete shume kompetitive.

Por e njejta gje do te ndodhe edhe me drejtorin sportiv, Piero Ausilio, i cili gjithashtu ka qene ne skadence kontrate ne qershorin e 2022.

Te dy drejtuesit nderkohe po mendojne se si te perforcojne Interin ne merkaton e veres duke tentuar ndonje lojtar qe do te kerkoje Inzaghi.

Emrat jane te shumte por asnjehere kurre mos thuaj kurre me Marotten qe ka qene gjithmone ne gjendje te habise me blerjet e tij ne merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.