Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet kerkesa e fundit e Contes ndaj Zhang: “Tranjeri ka kerkuar tre blerje: ne liste edhe…”

Inter, zbulohet kerkesa e fundit e Contes ndaj Zhang: “Tranjeri ka kerkuar tre blerje: ne liste edhe…”
Inter Club Staff

Te gjithe tek Interi po presin ate qe do te ndodhe ne takimin qe Antonio Conte dhe presidenti Zhang do te kene.

Deshira per te qendruar ne Milano e Contes eshte shume e madhe, por gjithcka varet nga pergjigja qe Zhang do e kete ndaj kerkesave te tij.

Per kete ka folur sot Gazzetta.it, e cila tregon se si Conte nuk do te ndalet vetem te qendrimi i lojtareve, por edhe do te kerkoje nje merkato hyrese me nivel te larte.

“Conte nuk deshiron te mbetet vetem tek Serie A. Ai deshiron qe te luftoje fort edhe ne Europe, ku paraqitjet e fundit kane qene zhgenjyese.”

“Ai me siguri qe do i kerkoje Steven qe te mbaje lojtaret me te mire ne skuader, por jo, nuk do te ndalet me aq.”

“Conte do te kerkoje me siguri edhe blerje. Ai nuk deshiron qe te mbetet ne vend. Deshiron te ece akoma perpara. E di qe ka mundesi per me shume.”

“Tre kerkesat e tij per Zhang do te jene nje mbrojtes i krahut te majte, ku do te largohet Ashley Young ne fund kontrate.”

“Emrat jane Emerson dhe Alonso, por nuk i dihet, mund te vije edhe Dimarco bashke me nje lojtar tjeter.”

“Nderkohe, endrra e madhe ne mesfushe eshte De Paul, por duket larg dhe e pamundur sepse Udinese kerkon 40 milione euro per te.”

“Ne kete moment mund te ulet kjo shifer duke futur ndonje lojtar ne kembim, por prape mbetet shume e veshtire per te negociuar me Udinesen.”

“Edhe Muriel eshte ne liste, por per te duhen gjithashtu shume para. 30 milione euro kerkon Atalanta per sherbimet e tij.”

“Nderkohe, ideja e nje sulmuesi te katert si Salcedo sezonin qe vjen sa po vjen e po rritet edhe me shume.”

“Ndjesia eshte qe ne kete moment Conte po kerkon 100 gjera, qe te marre te pakten ne kembim 10 te tilla.”

“Normalisht qe punen fillestare e ka Zhang per te bindur Conten por me pas per ta kenaqur ate e kane drejtuesit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.