Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

329 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Inter, pse nuk po takohet Zhang dhe Conte? E pabesueshme, por duket se palet…”

Gazzetta ngre alarmin: “Inter, pse nuk po takohet Zhang dhe Conte? E pabesueshme, por duket se palet…”
Inter Club Staff

Vazhdon qe te shtyhet takimi deciziv ndermjet Zhang dhe Conte qe u perfol shume se mund te ndodhte diten e djeshme.

Me sa duket ata nuk jane takuar as dje dhe nuk dihet ende me siguri se kur ky takim i shumepritur do te ndodhe.

Sipas La Gazzetta dello Sport, eshte nje ndeshje shahu, por heret ose vone palet do duhet qe te bejne levizjet e tyre.

Sot per sot, – sipas te perditshmes italiane – duket e pabesueshme pas asaj qe ka ndodhur, por palet jane pak larg nga njera-tjetra.

Mbi te gjitha, kjo po ndodh sepse nuk ka nje pikenisje: “Conte kerkon nje projekt ne lartesine e duhur, ne lartesine e nje klubi qe sapo ka fituar Skudeton pas 11 vitesh.”

“Nuk deshiron asnje hap prapa. Perkundrazi, ashtu si tha edhe zevendesi i tij Stellini diten e diele pas ndeshjes, duhen respektuar premtimet e bera ne 2019, ne momentin e ardhjes se tij.”

“Me pak fjale: nese skuadra nuk perforcohet, nuk ka as yll te dyte ne fanelle por nuk ka as nje paraqitje te mire ne Europe.”

“Conte deshiron te fitoje dhe ambicja eshte e paprekshme. Kjo sepse me nje skuader te ridimensionuar, gjithcka behet me e veshtire.”

“Zhang nderkohe i ka thene disa here ato qe mendon dhe i ka dhene edhe drejtuesve linjat qe duhen ndjekur per sezonin e ri.”

“Ai deshiron ne radhe te pare qe Interi te kete vazhdueshmeri ekonomike dhe te qendroje ne kembe me forcat e veta.”

“Duhen ulur kostot, rrogat, por natyrisht, nese vjen ndonje oferte e mire, mund te shitet edhe ndonje titullar i padiskutueshem.”

“Objektivi sportiv? Mbase jo Skudeto perseri, por te pakten nje vend ne Champions League.”

“Drejtuesit zikalter, qe te gjithe jane prezent ne kete ndeshje, e dine shume mire qe tre vite me pare kishin bere disa premtime, por ajo qe i ndodhi botes po ben qe Interi te rishohe planet e saj.”

“Interi duket se i ka komunikuar disa personave ne klub se mbase takimi as nuk do te jete me i nevojshem, kjo sepse te shtunen ne Appianp Gentile, Contes i jane komunikuar planet e klubit nga ana e drejtuesve.”

“Dhe tani eshte ai qe duhet te vendose nese do te qendroje me kushtet qe Interi ka, apo do te largohet.”

“Nga ana tjeter, vete Conte deshiron qe te degjoje projektin qe ka Zhang ngaa goja e ketij te fundit, pa ndermjetesues.”

“Tranjeri pretendon nje takim koke me koke me presidentin. Ai pret nga ai nje pergjigje, jo kundershtime.”

“Conte deshiron te degjoje menyren se si ai arsyeton. Ai ka ndermend ti thote se jeni ju ata eq me sollet ketu, nese programet kane ndryshuar per Interin, une jam i pari qe duhet ti marr vesh.”

“E ne rast se nuk jane ne nje linje me idete e tranjerit, Conte deshiron qe ti rezervohet e drejta per te mos i pranuar.”

“Por kush eshte pika kulminante? Mbase pak pritje do i bente shume mire te gjitha paleve ne loje, per te qartesuar idete e tyre.”

“E mbase, nderkohe qe te gjithe presin, mund te kete edhe ndonje ndermjetesim te rendesihem qe sot nuk duket i lehte.”

“Me siguri, kjo situate nuk do te vazhdoje ne pafundesi dhe eshte ne interesin e te gjitheve qe te filloje te mendohet per sezonin e ri.”

“Ja pse eshte e drejte qe brenda fundit te javes te pretendohet se do te kete perfunduar gjithcka dhe kjo histori do te kete marre fund njehere e mire.”

“Ne rast largimi, kontrata e shtrenjte nuk do te jete nje problem. Nje marreveshje mund te gjendet ndermjet paleve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.