Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet kerkesa qe Conte i ka bere Perisic: “Ka qene deshira e tranjerit: ai tashme ka rene dakord qe…”

Inter, zbulohet kerkesa qe Conte i ka bere Perisic: “Ka qene deshira e tranjerit: ai tashme ka rene dakord qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje lojtar ne skuadren e Interit qe ka perdorur menyrat e forta ne fushen e lojes duke treguar dhembet.

Ai deri me tani kishte zhgenjyer por ne kete ndeshje mbase ka bere ndeshjen me perfekte te gjithe sezonit te tij.

Po flasim per Ivan Perisic, qe dalengadale po rikthehet ne nivelet e tij dhe Antonio Conte duket se po mendon seriozisht te besoje me shume tek ai.

Por duket se gjykimi fillestar i tranjerit mbi te ka ndryshuar totalisht ne kete moment: “Ne pre-season te 2019, Conte i vuri kryqin menjehere.”

“Pa i dhene mundesine e proves, ai tha se lojtari nuk ben per arsye tekniko-taktike, dhe keshtu, Perisic shkoi ne Gjermani.”

“Por Ivan, beri nje sezon shume te mire me Bayern Munich, fitoi Tripleten, dhe u rikthye ne Milano mbase per shkak te Covid19, se me kohera te tjera gjermanet edhe mund ta kishin blere.”

“Por kjo eshte prapa kraheve tani, por ai skarco nuk eshte, nuk ka qene kurre. E kete gje po e kupton edhe vete Conte.”

“Ne nivel paraqitjesh, prej disa ndeshjesh, ai eshte ne rritje te vazhdueshme, edhe pse shume presin nga ai gjera prej sulmuesi, por duhet ndare: ai nuk luan me si i tille.”

“Gjithesesi, Conte mund te buzeqeshe: ai po shikon lart, me ne fund ndjen edhe besimin e tranjerit te tij.”

“Djaloshi kurre me shume se ne kete moment mbase nuk eshte ndjere kaq i rendesishem ne nje Inter qe prej 2015.”

“Ai atehere ka ardhur si nje titullar i padiskutueshem, por me kalimin e kohes, shume shoke jane larguar, moduli eshte i ri, tranjeri gjithashtu.”

“Prandaj, Ivan ne kete moment duket nje lojtar i ri: Antonio nuk i kerkon tre gola ne ndeshje, as qe te jete me i miri ne fushe.”

“Antonio i kerkon atij qe te kete ekuiliber taktik ne fushe. Te duket atehere kur duhet, te ndihmoje atehere kur duhet e te ruaje energjite ne momente te caktuara.”

“Sot per sot Conte duket se ka gjetur nje dimension te ri me Perisic dhe Eriksen te ky Inter qe dukej sikur ata i kishte lojtare te humbur per kete sezon.”

“Tani Perisic po shtyn fort per nje fanelle titullari edhe ndaj Milanit, njejte si Eriksen.”

“Interi deshiron kampionatin dhe ai mund te jape nje ndihme te madhe: nuk eshte asnjehere vone per te qene protagonist. Per asnje.”

“Ai ka rene dakord te jape gjithcka ne fushe per skuadren dhe kete gje ja ka bere me dije Contes pasi ky i fundit i ka kerkuar grinte ne fushen e lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.