Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Jam i qete dhe i motivuar, kam folur me klubin. Banega dhe Brozovic te rendesishem, te shohim nese vjen…”

Mancini: “Jam i qete dhe i motivuar, kam folur me klubin. Banega dhe Brozovic te rendesishem, te shohim nese vjen…”
Bujar Berishaj

Duke folur ne konference per shtyp pas ndeshjes, Roberto Mancini ka analizuar ndeshjen kunder Bayern Munich. Per teknikun nuk kane munguar as pyetjet per te ardhmen e tij dhe merkaton:

“Eshte e veshtire te luash 3 ndeshje brenda 6 ditesh gjate fazes pregaditore. Ndeshja e sotme ka qene prej atyre ndeshjeve tipike ku gjerat te shkojne keq menjehere. Mungojne shume lojtare. Te gjithe gati per ndeshjen ne Oslo? Po, do te jene edhe ata qe po punojne ne Brunico. Eder eshte pak me prapa se ka ardhur me vone, ndoshta edhe Medel sepse ka ardhur pas te tjerve”.

Nuk mungon as nje analize rreth periudhes se fundit ku eshte folur shume per situaten me klubin: “Ishte e veshtire te luash 3 ndeshje ne 6 dite me praktikisht vetem 11 lojtar ne dispozicion. Si ndihem? Jam i qete sepse bej punen time ne fushe. Kam folur me klubin kur jemi takuar. Sapo te kthehemi ne Appiano Gentile do te shohim nese do te kete risi, por nuk e di cfare mund te ndodh”.

Ne fund flet edhe per dy lojtar ne vecanti: “Banega dhe Brozovic do te jene te rendesishem sepse jane te forte dhe kane kualitet, pastaj te shohim nese do te arrij edhe ndonje lojtar i ri. Per mua eshte nje stimul te stervis dhe te krijoj nje skuader gjithmone e me te forte. Te gjithe klubet punojne ne kete drejtim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.