Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet komplet plani i Zhang: “Ja si Inter do e mbylle me 100 milione euro plus merkaton: do te shitet edhe…”

Inter, zbulohet komplet plani i Zhang: “Ja si Inter do e mbylle me 100 milione euro plus merkaton: do te shitet edhe…”
Inter Club Staff

Plani ekonomik i diktuar nga Steven Zhang per Interin mund te ndahet ne dy pjese: 70 milione euro aktive ne merkato, pra diference ndermjet shitjeve dhe blerjeve (plus) si dhe -15% te kostos se punes (ulje e pagave ne total).

Si mund te arrihet kjo? E para do te arrihet me shitjen e mundshme te Achraf Hakimi, qe i vetem mund te sjelle direkt 70 milione eurot ose edhe me shume.

Per te deri me tani Paris Saint Germain ka ofruar 60 milione euro dhe Interi kerkon me shume se kaq dhe e ka bere te qarte kete gje.

Raportet me Leonardon nderkohe jane shume te mira dhe kete gje e ka treguar edhe transferimi i Mauro Icardit ne Paris.

Prandaj, qe te arrihet nje marreveshje per kete duket shume e mundur. Nderkohe, ne kasat e Interit do te futen edhe 8 milione euro nga Joao Mario.

Pastaj, do te tentohet te shitet me kujdes dhe Valentino Lazaro, qe mund te sjelle ne shtepi rreth 10 milione euro te tjera.

Po pjesa e dyte? Si do te arrihet ulja e pagave? Ketu Interi duhet te kurseje rreth 30 milione euro ne shifraa.

Kjo gje mund te arrihet duke larguar Vidal qe merr 6,5 milione euro. Me pas eshte Nainggolaan qe merr 4,5 milione euro dhe Interi deshiron te fitoje dicka edhe nga kartoni me te sepse peshon ende ne bilanc per 9,5 milione euro.

Por nuk do te rinovoje as Kolarov me Interin, keshtu qe edhe nga ai do te kursehen 5 milione euro bruto.

Te lojtaret e sakrifikueshem me pas eshte Ivan Perisic, me 4,7 milione euro ne sezon por edhee Alexis Sanchez, qe Inzaghi kerkon ta mbaje.

Inter do i ofroje nje rinovim atij me nje sezon me shume, duke tentuar te ule pagen.

Ky eshte plani ekonomik qe Steven Zhang ka dhe qe do te bente qe Interi te mos shiste asnje lojtra tjeter te rendesishem pervec Hakimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.