Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zevendesi i Kolarov vjen direkt nga Lazio? “Inzaghi kerkon te marre me ngulm lojtarin qe…”

Inter,  zevendesi i Kolarov vjen direkt nga Lazio? “Inzaghi kerkon te marre me ngulm lojtarin qe…”
Inter Club Staff

Ne grupin e lojtareve tek Interi qe kane arritur ne fund (mbase) te rrugetimit te tyr tek Interi eshte dhe Danilo D’Ambrosio.

Per lojtarin, klubi ka aktivizuar prej kohesh klauzolen e rinovimit automatik deri ne 2022, por ai ka fjalen e fundit.

Mjafton te vije nje klub me nje rroge me te larte dhe ai ka nje klauzole tjeter qe mund te refuzoje rinovimin me Interin dhe te largohet.

Ende nuk eshte vendosur asgje, me D’Ambrosio qe kerkon nje kontrate me afatgjate ne kete moment per te siguruar disa vite te tjera kontrate.

Por La Gazzetta dello Sport ndalet te nje situate tjeter ne faqet e saj: te Aleksander Kolarov qe do te largohet nga klubi.

“Lojtari serb ka deshtuar ne te qenit protagonist ne sezonin e shkuar dhe po behet gati te largohet nga Interi si nje parameter zero.”

“Per te zevendesuar ate duket se Simone Inzaghi e ka bere emrin e tij tek klubi: eshte pikerisht nje lojtar i Lazios.”

“Behet fjale per Stefan Radu, nje i besuar i Inzaghit dhe qe eshte ne skadence me Lazion. Inzaghi e mendon lojtarin si nje zevendesues te denje per titullaret e mbrojtjes dhe ne vecanti Bastoni kur ky i fundit mund te mungoje per kartona apo per demtim.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.