Inter, zbulohet oferta e cmendur e Marottes per Insigne: “Ja cfare po ndodh. Ai i ka ofruar plot…”
Sot Corriere dello Sport eshte rikthyer te flase per Lorenzo Insigne dhe Interin ne nje te ardhme shume te afert.
E perditshmja romane kujton se pas afrimit ne kete vere, tashme Insigne ka nje oferte te rendesishme ne tavoline.
Ne veren e shkuar, Inter kishte bere nje oferte per Napolin te ciles i kishte ofruar 15 milione euro plus kartonin e Sanchez. Ne ate kohe asgje per tu bere, sepse oferta u refuzua.
Por tashme file ne laptopin e Beppe Marottes eshte hapur perseri sepse sulmuesi i De Laurentiis nuk po gjen dot marrevshjen per rinovimin me Napolin.
“Ne janar, kur ishte mundesia, Inter e provoi me nje oferte te rendesishme per te por nuk u be asgje sepse Napoli nuk donte te shiste kapitenin e saj.”
“Por tani, me sa duket Marotta i ka bere nje super oferte lojtarit te Napolit dhe nje kohezgjatje prej kater vitesh.”
“Inter i ka ofruar gjashte milione euro ne sezon por jo vetem kaq, sepse te konsiderohet nje super oferte e ben fakti qe Interi do i lere lojtarit te gjitha te drejtat e imazhit.”
“Insigne per Marotten ben pjese te ajo kategori lojtaresh qe eshte nje mundesi shume e mire qe po ofron tregu.”
“Interi eshte klubi italian i vetem qe deri me tani po tregohet shume serioz per nje blerje te mundshme te tij. Armiku i vetem? Dashuria qe Insigne ka per qytetin e tij Napoli. Nese nuk do te ndodhe, vetem prej kesaj do te jete”, nenvizon e perditshmja italiane.