Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani i klubit per Barella: “Ai nuk do te jete me thjesht nje lojtar, por eshte perzgjedhur si…”

Inter, zbulohet plani i klubit per Barella: “Ai nuk do te jete me thjesht nje lojtar, por eshte perzgjedhur si…”
Inter Club Staff

Sfida eshte totalisht e hapur. Nese eshte dikush qe e mban mend, ne vitet e fundit, nje ndeshje aq perfekte te nje lojtari te Interit te luajtur si ndeshja e djesheme e Nicolo Barella, te na e thote.

Mbase do ja dilni, por nuk do te jete dicka e thejshte. Kjo sepse skuadra e Antonio Contes ka dominuar totalisht Juventusin ne cdo gje.

Dje kishte nje takim direkt, por u duk me shume si nje ndeshje ndermjet dy skuadrave ku kishte nje diference te dukshme ne kualitet (edhe pse nuk eshte keshtu).

Per te kane shperthyer elozhet dje nderkohe: “Eshte pasardhesi i Bertit”, “mesfushori me i mire Italian i momentit”, e te tjera.

Mbase ajo qe eshte me e dukshme se te tjerat, eshte fakti qe Barella eshte bere i pazevendesueshem, nje lojtar i pakapshem.

Nje pike fikse e ketij Interi. Dhe e Interit qe do te vije. Prandaj kualitetet e tij jane vene re edhe pertej kufijve italian dhe po shihen me kujdes ne nivel nderkombetar.

Shume klube te medha europiane jane gati qe te bejne nje cmenduri per te dhe do te tentojne ta rrembejne ate nga Interi.

Kete gje e thote calciomercato.com qe tregon se Interi duhet te beje kujdes, edhe pse zikalterit duket se kane plane te tjera per lojtarin.

“Do te jete zemra e kampionit, qe asamblohet ndryshe nga te tjeret. Ne Europe te gjithe kane vene re kualitetet e tij, por ideja e Interit per Barella eshte e qarte: eshte ai kapiteni i se ardhmes.”

“Kur gjen nje njeri te tille, ti e kap fort pas vetes dhe nuk e le me te largohet. Ku mund ta gjesh dike tjeter si Barella?”

“Askund. Prandaj nese ka nje njeri te sigurt per te qendruar ne Milano sot, eshte ai. Kapiten e ardhmja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.