Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani i merkatos? “Nje emer ka vene dakord Conten dhe Zhang: lufte me Juventusin?”

Inter, zbulohet plani i merkatos? “Nje emer ka vene dakord Conten dhe Zhang: lufte me Juventusin?”
Inter Club Staff

Nje mesfushor dhe nje sulmues. Jane keto kerkesat paresore te Antonio Contes per sa i perket merkatos se janarit.

Nese per sulmuesin do te jete shume e rendesishme shitja e Andrea Pinamontit, gjithmone e me shume larg Interit, per mesfushorin eshte nje tjeter histori.

Ne duart e Beppe Marottes jane shume letra per tu luajtur dhe shume strategji per tu ndjekur ne varesi te dinamikave te merkatos.

E para natyrisht ka te beje me emrin e Christian Eriksen, por ne mes eshte edhe emri i Radja Nainggolan dhe Matias Vecino.

Por kush do te shitet e mbi te gjitha, kush do te vije tek Interi ne Milano?

Shkembimi ndemrjet Eriksen dhe Paredes eshte vetem nje opsion, por ka shume lojtare te tjere ne bllokun e shenimeve e Interit.

Nga Udine, nenvizon Corriere dello Sport, kujdes me ate qe pritet te ndodhe me Rodrigo De Paul, mesfushorin ne pronesi te Udineses.

Do te behet me siguri nje tentative ne rast se Eriksen do te largohet e ne kembim te tij nuk do te vije askush ne kembim (si shkembim) por para te freskta.

E Interi per kartonin e tij nese do te shitet perfundimisht, nuk pranon asnje oferte qe eshte me e ulet se 27 milione euro.

Pikerisht kjo eshte shifra qe Interi ka paguar per ta siguruar nga Tottenham vetem nje vit me pare kur ai kishte 6 muaj te mbetura kontrate me londinezet.

Por le te rikthehemi te De Paul, qe mund te blihet pikerisht fale… Eriksen.

Nje formule qe mund te ndiqet, sipas te perditshmes romane, eshte ajo e 18 muajve me te drejte blerje ne fund te huazimit.

Ekzaktesisht, formula qe Juventusi ka ndjekur per blerjen e Federico Chiesa vetem disa muaj me pare ne merkaton e veres.

Eshte e pamendueshme qe ne periudhe Covidi, te ofrosh cash per lojtare qe e kane vleren tek 30-40 milione euro.

“De Paul”, siguron Corriere dello Sport, “eshte nje emer qe ve dakord Conten, Marotten, Zanettin dhe mbi te gjitha edhe Zhang.”

“Eshte e veshtire ama qe te arrihet te ai pa shitur me pare, por qe ai eshte nje emer qe Interit i pelqen shume, eshte.”

“E per te do te kete nje lufte te hapur edhe me Juventusin qe kohet e fundit eshte interesuar per lojtarin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.