Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani misterioz i Marottes: “Ja pse ai lejoi qe Kulusevski te shkoje tek Juventusi. Kishte ne dore ta ndalonte.”

Inter, zbulohet plani misterioz i Marottes: “Ja pse ai lejoi qe Kulusevski te shkoje tek Juventusi. Kishte ne dore ta ndalonte.”
Inter Club Staff

Me sa duket, terheqja e Interit aq lehte nga gara per Dejan Kulusevski ka pasur nje plan te mirefillte nga ana e Marottes ne muajin janar. 

Ka qene e gjitha nje ide qe Interi te heqi kemben nga gazi drejt suedezit qe kete vere te kete nje avantazh jo te vogel per Federico Chiesa.

Kete gje e shkruan sot Il Giornale e cila thote se “me siguri, ky ka qene plani i Marottes dhe gjithcka po shihet me kujdes tani, 4 muaj me pas”.

Beppe Marotta eshte nje gjeni i merkatos, dhe me nje gur ka vrare dy zogj: nderkohe qe Juventusi siguroi Kulusevskin, ai po negocionte ne menyre te fshehte me Eriksen te cilin e solli ne Milano.

Kulusevski dubbed 'similar to Robben' as Juventus await Sweden ...

Por jo vetem kaq: loja e tij ka qene e dyfishte. Ai e dinte se nese Juventusi do te merte Kulusevskin nga Parma (dhe Atalanta), rruga per Chiesen do te ishte shume me e thjeshte per Interin.

Per te sot duhen 60 milione euro, 60 milione qe Juventusi nuk do i shpenzoje sot per nje lojtar qe luan pak a shume ne te njejtin pozicion si Chiesa.

Por ky eshte dhe nje problem likujditeti per Juventusin qe keto para duhet ti nxjere nga ndonje shitje tjeter duke pare peshen e madhe qe ze edhe Ronaldo ne bilancin e tyre.

Duke mos harruar edhe faktin se Juventusi blerjen e madhe pritet ta beje ne qender te sulmit ku nder te tjera kerkohet edhe Icardi.

“Juventusi eshte gjithmone ne gare per Chiesan, dihet prej kohesh, por kete sezon qe vjen do e kete shume te veshtire te garoje me Interin per te.”

“Investimi i bere per Kulusevskin ne janar me 35 milione euro plus 9 milione euro te tjera bonuse duket se e frenojne jo pak Paratici sepse Fiorentina kerkon 60 milione gjithmone per te.”

“Prandaj, Marotta me heqjen dore prej Kulusevski ka fituar shume terren dhe nje avantazh te dukshem nga Juventusi.”

“E kush mund te betohet se nuk e ka bere te gjithe kete levizje me qellim? Nga ata qe e njohin, asnje.”

“Pastaj Interi per Chiesa ka gati nje oferte shume te rendesishme per Fiorentinen duke qene se per vec parave mund te ofroje per Violat edhe lojtare.”

“Ne loje mund te hyje kartoni i Radja Nainggolan dhe ai i Henrique Dalbert, dy lojtare qe i interesojne shume klubit te Comissos.”

“Por ky nuk eshte tashme nje lajm i ri sepse ka dite qe flitet per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.