Inter, zbulohet prapaskena e pabesueshme per Eriksen: “Juventusi tentoi te bente nje shkembim duke ofruar…”
Christian Eriksen eshte ne nje rruge te mbare per tu rikthyer – me ne fund (duhet thene) – ne nivelet e tij.
Danezi ne fakt tashme ka filluar te fitoje besimine Antonio Contes qe duket se i ka gjetur nje pozicion te ri si zevendes-Brozovic.
Por ne kete merkato, duket se nuk kane munguar edhe prapaskenat e pabesueshme per sa i perket te ardhmes se tij.
Mesfushori danez ne janar ka pasur disa oferta dhe Il Giorno tregon dicka teper te pazakonte ne numrin e saj te perditshem,
“Eshte folur shume per nje interes te skuadrave angleze per Eriksen, por nuk kane qene vetem ato skuadrat e interesuara.”
“Per te ka pasur nje tentative reale dhe te menduar mire nga Juventusi, por qe eshte shuar brenda pak sekondave.”
“Klubi i Agnellit ka tentuar te hape nje tratative me Interin, duke ofruar ne kembim edhe nje mesfushor te sajin, por Interi nuk ka dashur t’ja dije.”
“Marotta me sa duket nuk do e jepte kurre nje si Christian Eriksen te nje rival direkt si Juventusi dhe Paratici kete gje e ka kuptuar shume shpejt se pergjigja zikalter as nuk eshte vonuar: ka qene nje jo e panegociueshme.”