Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,023 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah premtimi i madh i Steven Zhang per Inzaghin: “Te jesh i sigurt: Inter nuk do beje asnje…”

Inter, del ne pah premtimi i madh i Steven Zhang per Inzaghin: “Te jesh i sigurt: Inter nuk do beje asnje…”
Inter Club Staff

Me sa duket te gjithe jane gjithe sy e veshe nga Interi diten e sotme qe pritet te zyrtarizoje keshtu ne pankine per dy sezonet e ardhshme Simone Inzaghin.

Ai ka pasur mundesi te flase edhe me disa lojtare, por duket se sot do te jete dita ku gjithcka do te behet zyrtare: me pak fjale, sot eshte dita e madhe per te dhe per Interin.

Eshte momenti qe ish-tranjeri i Lazios te prezantohet dhe madje te zbarkoje edhe ne Pinetina ku do te pritet nga njerezit me te rendesishem te Interit.

Aty do te jete prezent Steven Zhang, pikerisht per kete arsye. Por do te jete prezente i gjithe niveli drejtues.

Ky takim ne fakt nuk do te jete thjesht nje vizite per strukturat qe ka Interi, por do te jete shume me shume se kaq.

Ashtu si referon La Gazzetta dello Sport, Inzaghi do te kete menyre qe te flase direkt me presidentin, i cili do i shpjegoje projektin e klubit i cili eshte ai qe te mbetet ne maje te Serie A me nje skuader kompetitive.

Ai do i tregoje se shitja e madhe do te jete vetem nje dhe skuadra nuk do te shperbehet.

Pra, premtimi i Steven Zhang per Inzaghin eshte i thjeshte: Skuadra Kampione e Italise do te qendroje e paprekur ne pjesen e saj me te madhe dhe Interi nuk do te beje asnje shitje tjeter te madhe pervec Hakimit. 

Tekniku i ri ne fakt ka pasur mundesi te flase me Beppe Marotten dhe Piero Ausilion dhe kontaktet me ta do te jene te perditshme pas dites se sotme per te vendosur linjat e punes.

E di shume mire qe per kerkesa te bilancit, me perpara duhen shitur disa lojtare (per Hakimi ende nuk ka ardhur asnje oferte e re e PSG), por me pas do duhet te shihen edhe krahet e Interit.

Aktualisht e vetmja siguri eshte Matteo Darmian, duke pare se Perisic ka kontraten ne skadence ne 2022.

Nderkohe, e njejta gje edhe per Brozovic qe ka te njejten skadence: ato te dy jane dy ceshtje qe duhen sqaruar.

Sipas La Gazzetta dello Sport gjithmone, sot pritet zyrtarizimi i tranjerit te ri tek Interi ndersa prezantimi i tij do te ndodhe vetem ne korrik.

Kjo sepse ne fillim te korrikut do te filloje edhe prezantimi i sezonit te ri. Por ka edhe nje prapaskene: Inzaghi ne te kaluaren ka punuar me Beppe Marotten si lojtar.

Ne janarin e 2005, ne dakt, administratori i deleguar i Interit e mori te Sampdoria: nje eksperience jo e paharrueshme me vetem 5 prezenca dhe asnje gol.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.