Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, cfare fjalesh nga Belgjika: “Qendroj te Interi dhe pike. Nuk me lejohet ta them, por kam folur me…”

Lukaku, cfare fjalesh nga Belgjika: “Qendroj te Interi dhe pike. Nuk me lejohet ta them, por kam folur me…”
Inter Club Staff

“Po, qendroj te Interi dhe pike. Jam shume i lumtur dhe dua te luftoj me skuadren time per te ruajtur titullin Kampion ne Itali”.

Keto kane qene fjalet e djeshme vone ne mbremje te Romelu Lukaku, i cili edhe njehere tjeter ka treguar dedikimin e tij per fanellen zikalter.

Por ai nder te tjera, ka zbuluar edhe se ka folur me tranjerin e ardhshem te Interit (Inzaghi) edhe pse ka treguar se kete gje nuk duhet ta thoshte.

Nder te tjera, Romelu ka folur edhe per ceshtje te tjera si puna e largimit te Contes. Gjithcka eshte folur ne ‘Devil Time’, nje program i televizionit belg Vtm.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e plota te sulmuesit belg te Interit. “Ashtu si e thashe, une do te qendroj tek Interi.”

“Kam pasur kontakte edhe me njeriun qe do te behet tranjer i Interit ne sezonin e ri (e ka per Simone Inzaghin natyrisht).”

“Mbase kete gje nuk duhet ta them, por ja ku e thashe… Ju zbuloj se ka qene nje bisedim shume pozitiv.”

“Do te kemi sfiden qe te fitojme perseri Skudeton. Tek Interi une ndihem mire. Dua te vazhdojme te bejme mire.”

“Si nivel, nivelin qe kam arritur si lojtar me Antonio Conten nuk e kam arritur kurree me pare. Natyrisht qe atij i detyrohem shume.”

“Ai te ben qe te perserisesh shume ushtrime taktike. Ne fillim ishte nje pune me shume individuale me shume video per tu pare dhe qe te permiresohesha taktikisht.”

“Kritikat e tij ne drejtimin tim kane qene gjithmone konstruktive, nuk me ‘vriste’ per te me ‘vrare’, por pere te me bere nje futbollist me te mire.”

“Kritikat e tij do i mbaj me vete gjithmone. Nese ben kete cdo dite, nje lojtar i perqendruar te futbolli mund te beje vetem mire.”

“Kur kam degjuar se po largohej ka qene shume e veshtire sepse ne kemi te Interi nje grup shume te uritur per te fituar.”

“Kemi djem qe punojne dhe jetojne per skuadren e Interit. E ai moment u duk sikur u ndal por jo. Ne do te vazhdojme te luftojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.