Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet ultimatumi i Marottes per Brozovic: “Nuk ka asnje shans qe nje lojtar i mesfushes te paguhet me shume se…”

Inter, zbulohet ultimatumi i Marottes per Brozovic: “Nuk ka asnje shans qe nje lojtar i mesfushes te paguhet me shume se…”
Inter Club Staff

Eshte me e hapur se kurre ne shtepine Inter ceshtja e lidhur me te ardhmen dhe kontraten e Marcelo Brozovic.

Lojtari kroat ne kete moment eshte shume i cmuar per mesfushen e skuadres, por deri me tani ai nuk ka rinovuar.

Sipas asaj qe tregohet nga Alfredo Pedulla, Interi i ka vendosur linjat e saj ne kete tratative me lojtarin kroat.

Sipas ekspertit te merkatos, Marotta madje ka leshuar edhe nje fare ‘ultimatumi’ per lojtarin duke i bere te qarte se deri ne cfare rroge mund te pretendoje.

“Brozovic e ka kuptuar shume mire se eshte bere shume i rendesishem per Interin. Kjo histori ka dy ane: nga njera eshte lojtari qe kerkon me shume para sepse ka arritur nje status teper thelbesor por nga ana tjeter eshte klubi qe deshiron te rinovoje por jo me shifra shume te larta.”

“E cfare pritet te ndodhe? Interi po pret sinjalet nga agjenti i lojtarit qe eshte edhe babai i tij, por tashme disa koncepte Marotta i ka bere te qarta.”

“Sipas tij, nuk ka asnje shans qe nje lojtar i mesfushes te paguhet me shume se sa Nicolo Barella, i cili sapo ka rinovuar kontraten e tij.”

“Ai ka pranuar nje rroge 5 milione euro bashke me bonuse. Dicka qe Interi deshiron ti ofroje edhe Brozovic dhe ai per te qendruar, duhet te pranoje kete ofertet te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.