Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

130 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi ka nje ‘Plan B’ per ndeshjen e sotme ndaj Lazios? “Ja per cfare behet fjale: ne fushe do…”

Inter, Inzaghi ka nje ‘Plan B’ per ndeshjen e sotme ndaj Lazios? “Ja per cfare behet fjale: ne fushe do…”
Inter Club Staff

Interi i Simone Inzaghit rikthehet ne fushe keshtu pas nje pushimi te zgjatur rreth dy jave dhe perballe do te kete Lazion.

Luhet java e tete e Serie A dhe per Inzaghin eshte nje sfide shume speciale sepse ai do te perballet me te kaluaren e tij.

Nderkohe, kujdes pak per formacionin, sepse si rralle here, formacionin nuk e di askush, edhe vete tranjeri, e do te vendose gjithcka ne minutat e fundit.

La Gazzetta dello Sport tregon ne keto caste: “Lautaro Martinez po e shijon kete statusin e ri si top player tek Interi dhe te Argjentina.”

“Per Simone Inzaghin dhe Scalonin ai eshte bere nje lojtar i pazevendesueshem. E perkthyer: nese eshte mire, ai luan gjithmone.”

“Ka numra dhe paraqitje mjaft te mira qe tregojne me se miri per nje hap rritjeje te madhe qe ka bere Lautaro.”

“Ai eshte kthyer dje ne mbremje vone ne Itali, ka zbarkuar direkt ne Rome. Ka shkuar ne hotel, ka fjetur dhe eshte zgjuar sot me deshiren per te luajtur direkt, pertej pagjumesise.”

“Nese do te ulet ne pankine, hapsire per Perisic si sulmues i dyte, gje qe e ke bere kete sezon edhe ne Firenze.”

“Por ka optimizem te larte ne keto caste per nje dyshe Lautaro-Dzeko. Ne mengjes Inzaghi ka folur me Martinez dhe ku i dihet cfare ai i ka thene.”

“Nese Toro do te thote se eshte mire dhe mund te luaje, Inzaghi nuk do e frenoje… Ne Olimpico do te kete nje stafete me Correa. Lautaro nuk do te luaje sot me shume se nje ore futboll.”

“Eshte pikerisht kjo qe do te donte Inzaghi. Por ‘Plani B’ eshte gati ne cdo rast: Perisic ne sulm dhe Dimarco ne te majte.”

“Per sa i perket te tjereve, te sigurta mungesat e Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal qe jane kthyer ne Milano nga Kili dhe jo ne Rome.”

“Ne mbrojtje pritet Skriniar-De Vrij-Bastoni perpara Handanovic. Vecino ka ardhur gjithashtu dje ne Rome, por do ta nise nga pankina ndeshjen.”

“Ne vend te tij do te jete Gagliardini, me Calhanoglu gjithashtu qe mund te pushoje per nje goditje te marre me Letonine.”

“Per Barella dhe Brozovic nuk ka nevoje te kete lajme sepse ata jane gjithmone ne fushe, pertej cdo gjeje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.