Presidenti i Torinos falenderon Interin: “I falenderoj sepse kemi marre nga ata nje lojtar qe kushton 22 milione…”
Vetem pak perpara gjysmefinales se Turneut Mamma dhe Papà Cairo, presidenti i Torinos, ka folur edhe per merkaton.
Ai ka folur keshtu edhe per nje transferim qe ka ardhur pikerisht nga Inter, skuadra qe prej kohesh ndiqte Bremer qe perfundoi te Juventusi, klub me te cilin Torino preferoi te bente biznes.
“Tek Torino duhet thene se ka ardhur lojtar si Radonjic, kemi marre edhe Pellegri, Ricci dhe Bayeye qe ka shume talent”.
“Por falenderojme edhe Interin sepse kemi marre nga ata nje lojtar qe eshte blere vetem pak sezone me pare plot 22 milione euro”.
“Flas per Valentino Lazaro, i cili eshte nje lojtar i rendesishem dhe ka nje potencial teper te rendesishem per kete sezon”.
“Me siguri qe na mungon nje mbrojtes sepse kemi shitur Gleison Bremer dhe nje mesfushor i rendesishem por nuk fshihemi”.
“Sapo te kemi raste ne merkato do te dalim ne pah dhe do te bejme dicka me shume. Vitin e kaluar ne diten e fundit kemi marre lojtare te rendesishem”.
“Por lojtare te rendesishem si Lazaro kane ardhur te Torino qe tani dhe ky eshte nje plus shume i madh per neve”.