Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Champions? Presim. Ranocchia, Alvarez dhe Nagatomo…”

Mazzarri: “Champions? Presim. Ranocchia, Alvarez dhe Nagatomo…”
Xhorxh Gellci

Inter kerkon vazhdimesine. Ndeshja kunder Atalantes eshte nje mundesi e arte per te vazhduar rezultatet e fundit te suksseshme. Si gjithone, tekniku Walter Mazzarri u pergjigjet pyetjeve te gazetareve, fjalet e te cilit ua sjell inter.al.

Keto ndeshje te aferta me njera tjetren mund te thone dicka per rifutjen e skuadres ne gare per Champions League?
“Kur kemi patur kalendarin e thjeshte kemi gjetur me shume veshtiresi, duhet t’i respektojme te gjithe dhe duhet te punojme mbi veten tone, sepse nese e bejme mund t’i vendosim te gjithe ne veshtiresi. Pastaj ne fund do te bejme llogarite.”

Mund te thuhet qe mesfusha eshte reparti qe duhet te permiresohet?
“Ne disa raste arrijme ne sulm me lehtesi, pastaj duhet te zgjedhim zgjidhjen me te mire. Disa here arrijme mire deri ne zone dhe pastaj gabojme zgjedhjen e fundit, sic ka ndodhur edhe ne Verona. Dhe per kete duhet te permiresohemi.”

Sekreti i soliditetit ne mbrojtje?
“Organizimi ndihmon shume ne kete aspekt. Faza mbrojtjese merr pjese ne ndeshje, te gjithe sterviten ne menyre te njejte dhe te gjithe e dine qe duhet te ndihmojme edhe mbrojtjesit.”

Fitorja neser do te sherbeje per te treguar qe kualiteti eshte rritur?
“Atalanta eshte nje kundershtar i forte per shume. Jane pothuajse te shpetuar dhe luajne futboll te bukur edhe jashte shtepie. Duhet te mendojme te bejme maksimumin.”

Moratti ka thene qe, duke dhene me shume nga fillimi, vendi i trete do te ishte i mundur. Je dakord me kete?
“Kemi lene pike gjate rruges per nje seri motivesh dhe pastaj kemi humbur shume pike per fat te keq, me episode qe na kane penalizuar. Po, ka merzitje, por ne nje vit jo normal, kampionati jone mund te konsiderohet i mire.”

Mund te mjaftoje vetem nje vere per te mbushur boshllekun me Juventusin?
“Mungon akoma shume deri ne fund, ne futboll kam kuptuar qe duhet te mendohet per te tashmen dhe duhet ekuiliber ne gjykim. Fundi i ketij sezoni do te jete shume i rendesishem per vitin e ardhshem.”

Juventus ka patur shume kohe per t’u bere nje skuader e konsoliduar, eshte kjo diferenca?
“Gjate viteve jam munduar gjithmone ti jap nje identitet preciz skuadres. Disa here impenjohesh me shume, por ne pergjithesi, jam dakord me Cambiasson: ne fushe shkojne futbollistet dhe kualiteti, se bashku me vlerat. Interpretuesit me te mire jane futbollistet, sa me te forte te jene, aq me lart arrin skuadra.”

Giacomelli (arbitri) nuk drejtoi shume mire ne ndeshjen e fundit ne San Siro? Do kete presion?
“Shpresoj qe jo, them gjithmone ate qe mendoj: arbitrat duhet te perqendrohen ne punen e tyre pa pare skuadrat dhe stadiumet.”

Ranocchia ka gjetur vazhdimesi, e ka fituar besimin tuaj?
“Une shoh fushen dhe tani, do te jete me shume mundesi perseri titullar. Kush zbret ne fushe te diel dhe me kenaq do te konfirmohet edhe ne ndeshjen e ardhshme. Te gjithe duhet te mendojne per skuadren dhe te fitojne sepse, duke bere gabime, humbet vendi. Duhet shume kompetivitet.”

Alvarez mund te luaje edhe me perpara qe te clodhet Palacio?
“Ndoshta, duke pare shume lojtare te rendesishem eshte e vlefshme, disa here fitohet edhe me zevendesime por eshte e rendesishme te kemi shume zgjedhje. Kur stervitja skuadra me pak te rendesishme nuk kisha rezerva ne lartesine e duhur, kurse ketu kam lojtare praktikisht te njejte dhe kjo eshte perfekte per mua.”

Skuadra qe fiton nuk ndryshon, kjo vlen edhe per tre ndeshje afer njera tjetres?
“Gjithmone kam vendosur une, bej konsiderimet e mia dhe ne kete moment ka shume kompeticion.”

Keni patur gjithmone besim ne Jonathan?
“Edhe ne Napoli kisha menduar per te, i dija karakteristikat e tij dhe i mungonte vetem dicka. Loja ime i lejon lojtaret e krahut te luajne mire, eshte ndjere i mbrojtur dhe shpresoj te vazhdoje keshtu, pas gjithe ketyre lavderimeve. Per te bere mire duhet te gjejme vazhdimesi.”

Mbremjen e Inter-Catania do te kishit menduar per nje ndryshime situate te ketij lloji?
“Edhe kunder Catanias kemi lene shume pak per kundershtaret, por duke ditur si vijne ketu ne San Siro kundershtaret qe mbyllen gjithmone kam pare gjithmone te njejten gje: shume loje, shume raste dhe asnje gol. Kjo e kushtezon ndeshjen, edhe pse ne fund te ndeshjes kam menduar vetem per ndeshjen e ardhshme.”

Skuadra duket, ne shtepi, qe luan ne menyre horizontale. Jeni dakord me kete?
“Nuk jam dakord, ne kemi nje menyre loje qe parashikon te luajme me krahet kur mesi eshte i mbyllur. Ne shfrytezojme te gjithe fushen. Shkojme edhe vertikalisht edhe duke perdorur nje manover me te ngadalte, varet nga kundershtari. Kur ishim lart arrinim shume here ne zonen e rreptesise.”

Napoli dhe Fiorentina jashte Kupave, fat i keq?
“Nuk i shoh te tjeret, edhe pse mund te ishte avantazh fakti qe te vazhdonin, kjo eshte e sigurt. Une e perserit, nuk shoh klasifikimin sepse duke u perqendruar vetem ne veten tone kemi bere mire dhe ka akoma 30 pike, duam maksimumin.”

Duke pare ndeshjet e luajtura deri ne kete moment dhe piket e marra, ka hatermbetje per kete sezon?
“E kam thene me pare, kemi humbur shume pike por ka vite qe jane te vecanta. Duke konsideruar te gjitha besoj qe sezoni eshte i mire, na mungojne nga 4 ne 6 pike. Me keto pike, skenari mund te ishte me i mire. Por cdo diskutim do behet ne fund te kampionatit.”

Gjendja e Nagatomos?
“Dje ka bere stervitjen e pare me skuadren, ne Verona D’Ambrosio ka luajtur mire, por shpresoj qe te mund te grumbulloj dhe Nagatomon.”

Hernanes eshte themelor?
“Deri tani ka demonstruar me fakte dhe kualitet qe duhet te jete, edhe pse nuk eshte akoma ne maksimum. Duhet gjakftohtesi ne momentin e duhur, sepse edhe nje goditje denimi mund te ndryshoje ndeshjen. Kualiteti eshte themelor, te lejon te shfrytezosh rastet, shume lojtare ne stervitje bejne mire, pastaj ne fushe gabojne dicka. Kjo eshte diferenca themelore.”

Atalanta eshte gati e shpetuar, pritet nje kundershtar i mbyllur?
“Besoj qe mund te luajne ndeshjen e tyre, por edhe ne duhet t’i limitojme. Mendoj qe ne fushe eshte i rendesishem kundershtari: ne rast se do te benim mire edhe ata do te kishin veshtiresi.”

Si po e perjeton skualifikimin Juan Jesus?
“Eshte nje tjeter lojtar qe me ka kenaqur gjithmone. Shume force fizike dhe pastaj eshte rritur shume. Stervitet me mire se me pare, edhe pse nuk mund te luaje. Po shkon shume mire dhe i vendos te gjithe ne veshtiresi, stervitet shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.