Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

972 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi fiton derbin, por Brozovic ne version heroik sjell nje lajm te keq ne shtepine zikalter!

Interi fiton derbin, por Brozovic ne version heroik sjell nje lajm te keq ne shtepine zikalter!
Inter Club Staff

Interi fiton nje derbi ndaj Milanit ku dominoi per te gjithe 90 minutat duke asfaltuar totalisht kuqezinjte e Gattusos dhe duke derguar tre piket ne shtepi. 

Ishin zikalterit qe e nisen menjehere ndeshjen duke shenuar me Matias Vecino, njeriun e golave ne ndeshjet qe vlejne. Me pas ishte radha e Stefan De Vrij dhe ne fund Lautaro me penallti.

Gjithesesi Milani dy here arriti te ngushtoje rezultatin, por asnjehere nuk arriti ta barazonte ate. E drejte keshtu sepse ata u dominuan totalisht nga nje Inter pa tre nga lojtaret me te rendesishem te saj: Nainggolan, Icardi por edhe Joao Mario (duke pare emergjencen ne mesfushe).

Por ne gjithe kete gezim, ka nje lajm te keq per Interin dhe per tifozet zikalter.

Marcelo Brozovic eshte zevendesuar nga Borja Valero gjate pjeses se dyte por ky ka qene nje zevendesim i detyruar per Spallettin dhe per skuadren zizkalter.

Me sa duket Brozovic ka pesuar nje demtim muskular ne kofshen e djathte.

Por gjithcka e ben heroike faktin qe Marcelo Brozovic ka vendosur te zbrese ne fushe i demtuar dhe me rrezikun se kjo gje mund te ndodhte sidomos ne nje ndeshje ku vrapohen shume kilometra dhe qe do te ishte shume fiizke.

Brozo nuk e ka menduar dy here kete vendim dhe ja ka bere me dije Spallettit qe ne fillim te javes qe edhe pse doli me shqetesime muskulare nga ndeshja me Spal, ai do te ishte gati te luante si ndaj Eintracht e si ndaj Milanit.

Gjithesesi ne kete moment ky nuk eshte nje lajm shume i mire per zikalterit qe kane shume probleme ne mesfushe por ngushellon fakti qe tani jane dy jave pushim prej kombetareve dhe do te rekuperohet edhe Radja Nainggolan me te gjitha gjasat.

Por fantastik eshte fakti qe Brozo me mish nderdhembe deshironte te ishte ne fushe! Nje veprim ky qe do te vleresohet shume nga populli zikalter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.