Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

946 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ishte apo nuk ishte penalltia e Interit? Ja shpjegimi i te gjitha rasteve te diskutueshme!

MOVIOLA – Ishte apo nuk ishte penalltia e Interit? Ja shpjegimi i te gjitha rasteve te diskutueshme!
Inter Club Staff

Arbitri i perzgjedhur per derbin e Milanos eshte Marco Guida. Ka qene nje ndeshje e drejtuar mire prej tij ku ka dhene edhe nje penallti ne favor te Interit. I vetmi problem ne kete ndeshje ka qene goli i Milanit me Musacchion ku Piatek ka qene ne pozicion aktiv jashte loje.

14′ – Kartoni i pare i ndeshjes. Calhanoglu ecen me top ne kembe dhe Brozovic rreshqet per tja mare. Nderhyrja ishte ne kembe. Mund edhe te jepej karton, arbitri e dha.

32′ – Barazohet numri i kartonave te ndeshjes. Rodriguez nderhyn ashper ndaj Politanos. Karton i drejte.

39′ – Calhanoglu ndalon Perisic me dore, mund te jepte karton te verdhe ne ate rast por arbitri vetem ndalon lojen.

53′ – Protesta nga ana e Interit. Ne goditjen e gjuajtur nga Politano ne zone Kessie godet topin me koke dhe pastaj me krah. Eshte nje prekje qe ishte e dukshme, por Guida le lojen te vazhdoje.

66′ – Penallti per Interin. Politano mer topin ne te djathe dhe shkon drejt qendres ku i nderhyet nga ana e Castillejo. Spanjolli godet zizkalterin ne kembe i cili po rregullonte topin duke dale nga zona. Duke pare perseritjen video te rastit duket se lojtari spanjoll ka kerkuar kontaktin me Politanon per ti marre topin, por i godet kemben. Guida jep penallti per Interin. VAR e miraton. Ne ate rast mori karton edhe Romagnioli per protesta. Penallti e drejte.

71′ – Gol i Milan. Musacchio dergon drejt Handanovic nje top me De Vrij ne toke. Hollandezi demtohet dhe ndihmohet edhe nga mjeket e Interit ne ate rast por Guida beson serisht silent-check te VAR dhe nuk e shikon rastin. Asnje kontakt tek dy mbrojtesat. Por ajo qe le vend per dyshim eshte pozicioni i Piatek i cili ishte ne pozicion jashte loje dhe D’Ambrosio prek topin per ta larguar nga ai. Me pas Musacchio shenoi. Arbitrat deshtojne per te pare pozicionin jashte loje te lojtarit qe ishte aktiv ne aksion. Duhej anulluar goli.

88′ – Guida jep nje karton te kuq Contit por me pas e heq me VAR. Conti godet Lautaron ne menyre te rende, por arbitri ne VAR shikon se nderyrja ishte ne limitet e te verdhit me te kuqin dhe vendos ta terheqe vendimin e tij. Nuk eshte dakort Spalletti qe perjashtohet nga ndeshja per protesta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.