Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi-2024, mbyllet gjithcka: “Zbulohet premtimi i madh qe Interi i ka bere tranjerit diten e djeshme: do te kesh nje…”

Inzaghi-2024, mbyllet gjithcka: “Zbulohet premtimi i madh qe Interi i ka bere tranjerit diten e djeshme: do te kesh nje…”
Inter Club Staff

Inter dhe Inzaghi vazhdojne bashke perpara. Klubi zikalter ne fakt ka mbyllur marreveshjen per rinovimin e kontrates se Simone Inzaghit.

Kete gje e lajmeron sot Corriere dello Sport, dhe sipas tyre, tranjeri i Interit do te firmose nje marreveshje te re me ziklaterit deri ne 2024.

Me shume gjase, kjo gje do te ndodhe zyrtarisht gjate javes se ardhshme. Nderkohe, Corriere dello Sport vazhdon edhe me tej.

“Zyrtarizimi per kete mund te vije shume shpejt, por ajo qe pritet te ndodhe nuk ndryshon aspak dhe Inzaghi e ka te ardhmen e qarte.”

“Marreveshja eshte arritur, detajet jane sistemuar, avokatet kane marre draft kontraten respektive dhe do te firmosin shume shpejt.”

“Ne ate pike do te vendoset edhe nje takim ne seli, ku do te kete edhe nje takim dhe diskutim tjeter me drejtuesit.”

“Takimi i pare i tille eshte organizuar disa dite me pare, kur kampionati sapo perfundoi dhe drejtuesit u takuan me tranjerin.”

“Qe prej atehere komunikimet ndermjet paleve kane qene te shumta dhe te shpeshta me Inzaghin qe informohet ne kohe reale me ate qe po ndodh.”

“Ne vecanti, ai informohet direkt me te rejat e fundit nga Dybala dhe Lukaku me te cilet Inter ka pasur disa komunikime te vecanta.”

“Secili nga keta dy lojtare, nese vjen ne Milano, do te ishte nje goditje e madhe per merkaton dhe per sezonin e ri.”

“Pastaj, nese do te behet dopiete me ta… Do te ishte maksimumi. Por realiteti ne kete moment nuk ndryshon aspak.”

“Inter duhet te shese per te financuar merkaton e saj dhe Inzaghi kete gje e di, por i ka bere me dije klubit edhe emrat qe nuk do te donte te largoheshin nga Inter.”

“Inzaghi ne kete moment do te kaloje nga 4 milione euro ne sezon ne 5,5 milione euro, me nje kontrate qe do te jete deri ne 2024, por me nje opsion deri ne 2025.”

“Nderkohe, dje tekniku, pasi ka shkuar ne seli per te pergezuar Primaveren zikalter, ka takuar edhe drejtuesit te cilet i kane bere nje premtim te madh.”

“Kushdo te largohet nga Inter, zikalterit do te kete nje skuader shume te forte dhe kompetitive per Scudetton sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.