Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

322 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, cfare numrash te pabesueshem: “Sapo ka kaluar edhe Jose Mourinhon ne vitin e pare: asnje si puna e tij per…”

Inzaghi, cfare numrash te pabesueshem: “Sapo ka kaluar edhe Jose Mourinhon ne vitin e pare: asnje si puna e tij per…”
Inter Club Staff

Sido qe te shkoje ne fund te kampionatit, per Simone Inzaghin, ky sezon i pare ne drejtimin e Interit, ka qene pozitiv.

Tekniku ka ditur qe te rindertoje nje skuader te copezuar nga largimet e lojtareve te rendesishem ne veren e kaluar dhe ka fituar dy trofe.

Por jo vetem kaq, sepse Inzaghi eshte ende ne lufte per Scudetton edhe pse pas Milanit, por ka bere me mire edhe ne Champions se cdo tranjer tjeter i Interit ne 11 vitet e fundit.

Per kete flet edhe La Gazzetta dello Sport: 

“Numrat shenojne historine dhe ato te Simone Inzaghit tek Interi jane numra qe mahnisin vetem duke i pare.”

“Inzaghi eshte ne lufte per titullin e trete ne vitin e tij te pare tek Interi, dhe kjo gje eshte dicka qe kurre nuk ka ndodhur ne historine e Interit.”

“Por nuk eshte puna vetem te titujt. Ka edhe nje statistike tjeter ku tekniku ka bere mire dhe ku vihet re cilesia e tij.”

“Simone ka nje mesatare pikesh (ne te gjithe kompeticionet) me te larte se te gjithe tranjeret e Interit qe kane qendruar ne historine e Interit te pakten nje sezon te plote ne krye.”

“Ai ka bere me mire se te gjithe me 2,14 pike per ndeshje. Mancini dhe Mourinho kane arritur te 2,12 ndersa Conte te 2,11”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.