Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Kemi nje lajm teper te rendesishem per Skriniar: me sa duket eshte zhdukur…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Kemi nje lajm teper te rendesishem per Skriniar: me sa duket eshte zhdukur…”
Inter Club Staff

“Asnje takim ne program. E pikerisht per kete ceshtje, kemi nje lajm teper te rendesishem per Milan Skriniar”.

“Cili eshte ky lajm? Paris Saint Germain eshte zhdukur plotesisht dhe ky klub nuk eshte bere me i gjalle qe prej takimit te fundit ne Milano tre jave me pare”.

“Ky eshte lajmi i ketij momenti, qe ngroh zemrat e tifozeve te Interit. Por kurre nuk duhet thene kurre, duke qene se rruget e merkatos jane te pafundme”.

“Kjo edhe per faktin se flitet se PSG ende po kerkon nje mbrojtes, por njerezit qe merren me futboll nuk e shohin si dicka te mundur ne kete moment qe ata te shpenzojne 80 milione per Skriniar.”

Kete shkruan sot La Gazzetta dello Sport, e cila futet edhe me thelle ne kete situate qe ka prekur Interin dhe sllovakun per sa i perket merkatos.

“Ne kete moment, nga ajo qe behet me dije nga Inter, edhe pse jo ne rruge zyrtare, shihet shume i pamundur largimi i Skriniar”.

“Qe kjo te ndodhe do te duhen te pakten 70-80 milione euro, dhe me shume mundesi, eshte vendosur qe shitja te behet ne vitin e ardhshem”.

“Gjithesesi, kurre nuk duhet thene kurre. Kjo sepse nese nje skuader do te vinte me nje shume marramendese, gjerat do te ndryshonin.”

“Por ne fakt, kjo gje vlen per cdo futbollist ne bote dhe fakti qe PSG nuk behet e gjalle prej 21 ditesh per Skriniar, eshte nje tregues i madh”.

“Ne rast se Skriniar do te largohej, ne kete moment alternativat do te ishin dy: Milenkovic dhe Demiral, tratativa jo shume te thjesha per dy arsye te vecanta”.

“I pari sepse duhen 15-20 milione euro ndersa per turkun duket e pamundur tani qe te largohet nga Atalanta duke pare se Palomino doli pozitiv me doping”.

“Edhe pse duhet pasur pak kujdes te efekti domino qe mund te kete marreveshja Kounde ne te gjithe Europen”.

“Gjithesesi, nje emer tjeter i gjalle eshte edhe Akanji. Nderkohe, per te zevendesuar Ranocchian, Inzaghi ka kerkuar Acerbin por deri me tani Marotta dhe Ausilio nuk jane te bindur per kete kerkese”.

“Por ceshtja kryesore ne kete moment eshte Skriniar, i cili nese qendron ne Milano do te thote se Inter ka nje treshe te prapme te konsoliduar”.

“Me ardhjen ne Milano te nje mbrojtesi tjeter, qe mund te ishte rezerve e pare per kete treshe atehere mund te themi pa frike se Inter do te kishte nje repart goxha te kompletuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.