Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi flet teper i bindur pas ndeshjes: “Ne cfare pike ndodhet Interi ne grup? Di te them se neve e kemi…”

Inzaghi flet teper i bindur pas ndeshjes: “Ne cfare pike ndodhet Interi ne grup? Di te them se neve e kemi…”
Inter Club Staff

Menjehere pas 0-0 ne Kiev te marre pas Shakhtar-Inter, ndeshje e vlefshme per turnin e dyte te grupit D ne Champions League, mister Inzaghi eshte ndalur te mikrofonat e Sky Sport.

Ai ka dashur te komentoje rezultatin dhe ndeshjen dhe eshte pare jo shume i lumtur me barazimin e marre ne fushe.

Nje ndeshje e cuditshme por ne nivel paraqitje nuk ka qene Interi i bukur qe kemi pare keto kohe. Si ka mundesi kjo gje?

“Kemi pasur perballe nje skuader shume te shendetshme qe ka bere nje ndeshje te madhe. Ne kemi pasur raste per gol, por nuk i shfrytezuam.”

“Mund tak ishim mbyllur me mire, sepse kemi pasur pese raste te mira per shenim edhe ne nje nate si kjo ku nuk kemi shkelqyer. Mund ta fitonim.”

A prisje dicka me shume nga Lautaro dhe Dzeko?

“Kane bere nje ndeshje teper te madhe dhe sakrifice. Jo vetem ata, por edhe Correa dhe Sanchez qe u futen dhe vine nga disa probleme.”

“Kemi pasur shume ndeshje rresht. Eshte normale qe te pesohet ndonje renie fizike me shume.”

Ne cfare pike eshte Interi per sa i perket gjendjes ne grup?

“Shakhtar eshte nje skuader e paparashikueshme dhe per ate qe ne krijuam duhet te kishim shenuar te pakten nje gol.”

“Por kemi gjetur traversen dhe portierin e tyre. Mbeten nje kundershtar i forte. Kualifikimin e kemi vete ne dore perballe Sheriff dhe Shakhtar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.