Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi merret ne pyetje per shtate histori dhe shtate fotografi: “Te fotografia e Calhanoglu zbulon se me shume…”

Inzaghi merret ne pyetje per shtate histori dhe shtate fotografi: “Te fotografia e Calhanoglu zbulon se me shume…”
Inter Club Staff

Tekniku i Interit, Simone Inzaghi, ehste zbavitur duke zbuluar 7 nga lojtaret e Interit nepermjet disa fotove kur kane qene femije.

Ai me pas per keto shtate fotografi ka treguar edhe shtate histori. Nga Barella te Dimarco, nga Dumfries te Lautaro dhe Calhanoglu.

Ja keshtu pergjigjet e tij ne videon e regjistruar nga Casa Gazzetta:

BARELLA – “Nje lojtar i madh por edhe nje djalosh me cilesi te medha. E ka treguar me rinovimin e kontrates qe ka bere me Interin.”

“Do te behet nje flamurtar i klubit sepse e ndjen shume fanellen mbi shpine. Per kete jam i bindur.”

Image

“Ai ka nje disponueshmeri te larte me te gjithe. Drejt nesh por edhe drejt stafit. Jam krenar qe e stervis.”

DIMARCO – “E therras Dimash, ashtu si e therrasin shume prej shokeve te tij ne stervitje cdo dite.”

“Me interesonte ta njihja, ka qene nje zbulim i madh per mua. Eshte nje lojtar shume teknik dhe inteligjent.”

“E kupton lojen dhe pozicionin ne menyren me te mire te mundshme. Eshte funksional dhe sipas meje do te beje shume mire.”

DUMFRIES – “Fati i tij eshte qe ka ne skuader De Vrij qe sipas meje e ka ndihmuar shume ne adaptimin e tij ne skuader.”

Image

“Ne si staf mundohemi ta ndihmojne cdo dite, duke i dhene keshilla.”

“Duhet te vazhdoje keshtu duke e ditur qe kemi nje tjeter lojtar te madh ne ate rol qe eshte Darmian dhe qe ka bere nje fillim sezoni fantastik.”

PERISIC – “E kam takuar shpesh ne fushe keto vite dhe me ka habitur per menyren se si ishte nje lojtar i madh.”

Image

“Por pastaj e kam stervitur dhe aty kam bere nje zbulim te bukur. Eshte nje lojtar qe ka bere nje gjysme sezoni fantastik.”

“Eshte gjithmone prezent. Ajo qe me ka goditur me shume eshte disponueshmeria qe ai ka. Nje kampion si ai qe ka fituar shume.”

LAUTARO – “Eshte nje lojtar i kompletuar, e ndjen shume pergjegjesine. E di si te jete lider ne kete Inter.”

Image

“Ka bere nje pjese te pare sezoni shume te forte, njembedhjete gola. Jep gjithmone maksimumin ne fushe.”

“Nevrikoset nese del perpara ose nese nuk luan nga fillimi. NE fushe per mua eshte Toro ose Lauti. Ne fillim e therrisja Lauto. Por e kam kuptuar me vone se ishte me mire Lauti (qesh).”

DZEKO – “Kur ndodhi ajo gje me Lukakun ishte emri i pare qe i kam bere drejtuesve pas pese minutash. Dua Edin i thashe.”

“Me jane pergjigjur se sapo kisha hapur nje porte qe ishte hapur edhe ne te kaluaren. E dija qe ishte nje lojtar i madh.”

“E kisha ndeshur shpesh ne derbin e Romes. Ka qene nje nga me te fortet gjithmone ne kampionatin tone”

CALHANOGLU – “Eshte lojtari qe kur ndodhi ajo qe ndodhi me Eriksen, pas disa ditesh me Ausilion dhe Marotten, menduan direkt per te.”

Image

“Kujtoj se isha me pushime ne Ponza me familjen time, me femijet dhe miqte e mi. Por me shume kam qendruar ne telefon me Hakan, se sa me familjaret e mi.”

“Ne ate moment ishte lojtari ideal per menyren se si e shoh une futbollin dhe per menyren qe doja ta zevendesoja Eriksen ne skuader.”

“Ka kualitet dhe sasi. Eshte normale qe edhe ai ka dashur nje periudhe te vogel kohe. Por ka gjetur nje skuader qe e ka pritur shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.