Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

388 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaros i shtang te gjithe: “A e dini sa jane shanset qe ai te largohet nga Interi ne vere?”

Agjenti i Lautaros i shtang te gjithe: “A e dini sa jane shanset qe ai te largohet nga Interi ne vere?”
Inter Club Staff

Pas nje agjerimi te gjate, Lautaro Martinez eshte zhbllokuar diten e premte ndaj Salernitanes duke shenuar tre gola.

Nderkohe, per Calciomercato.it ka folur edhe agjenti i El Toro, Alejandro Camano, i cili ka folur per momentin e argjentinasit.

“Lautaro ishte shume i nevrikosur. Ishte shume i nevrikosur sepse topi nuk po hynte ne rrjete prej disa ndeshjesh.”

“Ishte nje moment delikat per djaloshin qe eshte shume i lidhur me ngjyrat per te cilat lufton cdo dite ne fushen e lojes.”

“Dje e kam ndjekur edhe une ndeshjen me kujdes te madh. Jemi te gjithe shume te lumtur sepse ka qene nje nate fantastike me golat e tij.”

“Largim nga Interi? A e dini sa jane shanset qe kjo gje te ndodhe? Zero. Asgje e vertete ne keto zera. Qendron te Inter dhe pike.”

“Ka nje kontrate pese vjecare, ndihet interist. Inter eshte skuadra e tij e zemres. Ndihet nje tifoz me shume dhe familja e tij gjithashtu.”

“Ne Milano ndodhen shume mire. Mund ta them me besim te plote dhe me siguri: nuk ka asnje shans qe Lautaro te largohet nga Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.