Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Biasi, cfare fjalesh: “Lojtari me i mire i 2021 per mua luan tek Interi. Ai eshte…”

De Biasi, cfare fjalesh: “Lojtari me i mire i 2021 per mua luan tek Interi. Ai eshte…”
Inter Club Staff

Ish-tekniku i Kombetares sone, Gianni De Biasi, sot teknik i Azerbaxhanit, ka folur per ‘Stadio Aperto’.

Ky eshte nje emision qe transmetohet ne frekuencat e “TMW Radio” dhe normalisht preken tema te ndryshme te Serie A.

Nder te tjera, Gianni De Biasi eshte pyetur per merkaton por edhe per lojtarin me te mire sipas tij per vitin 2021.

De Biasi nuk eshte menduar dy here dhe ka zgjedhur direkt lojtarin me te mire te 2021 nga skuadra zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij: “Per mua, lojtari me i mire i vitit 2021 eshte Nicolo Barella, mesfushori titullar i Interit.”

“Mua me pelqejne lojtare qe nuk kursehen, qe futen ne cdo situate dhe marrin edhe pergjegjesi mbi shpatulla.”

“Per mua ai eshte nje lojtar i evoluar, nje lojtar i rritur, nje lojtar qe vertete ka bere shume mire ne vitin qe kemi lene pas.”

“Ka fituar Scudetton me Interin dhe Europianin me Italine. Te dy keto trofe i ka fituar si nje protagonist absolut.”

Me pas, nje mendim edhe per Scamacca dhe Raspadori, dy lojtare qe jane objektive te Interit te merkato: “Jane nje siguri. Scamacca mund te jete nje alternative e rendesishme edhe per Italine. Koha nuk i mungon, ka kohe tre muaj per tu konfirmuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.