Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

579 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi mesazh te forte klubit direkt pas ndeshjes: “Ne rregull Lautaro, por tani duhet te mendojme edhe per…”

Inzaghi mesazh te forte klubit direkt pas ndeshjes: “Ne rregull Lautaro, por tani duhet te mendojme edhe per…”
Inter Club Staff

Menjehere pas suksesit 2-0 ndaj Udineses, Simone Inzaghi ka komentuar per Sky Sport 90 minutat e luajtura ne Meazza.

Keto kane qene fjalet e tij direkt pas ndeshjes ku ai nuk i ka kursyer edhe mesazhet e drejteperdrejta per drejtuesit e klubit.

Sinjale te rendesishme ne nivel mentaliteti?

“Nuk ishte nje ndeshje e thjeshte. Fizikisht, UDINESE eshte nje skuader qe ka vene ne veshtiresi cdo skuader ne Serie A.”

“Djemte jane treguar shume te zotet sepse ka pasur shume pak kohe te organizonim kete ndeshje. Eshte fituar me meriten e te gjitheve. Duhet te vazhdojme keshtu. Kemi dy ndeshje pa pesuar gol.”

Mendoje te largoje Correan nga fusha para golit?

“Absolutisht jo. Ndonjehere mund te gabohet ne fushe, por ai po bente ate qe une po kerkoja nga ai ne ate moment.”

“Tani kam fatin qe ti kem te gjithe sulmuesit ne dispozicion dhe duhet te jem une i zoti te zgjedh me te miret e mundshem sipas formes.”

Pas Lazios dhe Juventusit ka ndryshuar dicka?

“Ndonjehere ndeshjet jane edhe pasoja te episodeve. Ndaj Juventusit, ne minuten e 90 ka qene ajo penallti…”

“E me Atalanten kemi gabuar nje penallti ne fund fare. Ndonje episod na ka hequr edhe ndonje pike, por ne shohim perpara.”

“Te merkuren kemi nje ndeshje te rendesishme per te ardhmen ne Champions League. Duhet te rekuperojme ne nivel fizik dhe mendor.”

Tani Milan dhe Napoli…

“Dy ndeshje shume te rendesishme. Por me pare kemi Champions qe mbase eshte me e rendesishme edhe se keto dy ndeshje.”

“Duhet te jemi te zotet qe te mendojme ndeshje pas ndeshje. Mund te kishim ndonje pike me shume, por deri me tani keshtu kane ecur gjerat.”

“Perpara ka dy skuadra qe kane bere shume mire dhe jane pothuajse me pike te plota. Per ne jane nje stimul me shume.”

Asnje gol i pesuar per ndeshjen e dyte radhazi: te kenaq ky fakt qe Inter eshte rikthyer kompakt?

“Kemi rrezukuar pothuajse asgje si ne Empoli. Kemi mbrojtesa shume te forte, por edhe faza mbrojtese varet nga e gjithe skuadra.”

“Jemi sulmi me i mire, por mund te behemi edhe nje nga mbrojtjet me te mira te Serie A. Duhet pak pune.”

Ne prag te Champions: cfare eshte gjeja me e veshtire ndaj Sheriff?

“Ne nivel logjistik udhetimi nuk eshte i thjeshte dhe mos harroni qe perballe do te kemi nje skuader qe ka mundur Real dhe Shakhtar.”

“Edhe neve na kane krijuar shume veshtiresi. Jemi treguar te zotet qe i mundem ketu. Patjeter qe nuk do te jete e thjeshte, duhet te luajme si Inter.”

Eshte java e rinovimit te Lautaors. Nje mesazh sigurues edhe per tranjerin ku. Nderkohe flitet edhe per Barella. Cfare mendon tranjeri?

“Sigurisht. Une kam fatin te kem ne skuader lojtare kaq te forte dhe klubi po me ndihmon vertete shume.”

“Normale qe rinovimi i Lautaros eshte shume i rendesishem. Tani presim ato te Brozovic dhe Barella, jane thelbesor per Interin.”

“Marotta, Ausilio dhe Bacin me ndihmojne cdo dite. Ata jane prane meje ne cdo problem qe kam dhe qe na ka dale para.”

“Ecim te gjithe se bashku ne nje drejtim te vetem dhe eshte gjithcka me e thjeshte kur ke nje klub te forte pas vetes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.