SKY – “Branca gjithmone ne dyshim. Del emri i njeriut qe ka bere te madh Atletico Madrid-in
“Per momentin eshte vetem nje ide. Nje emer, ndoshta i vleresuar nga Thohir dhe njerezit e tij. Per epoken pas Marco Branca, ne rast se do te largohej nga Interi, shoqeria e re po mendon edhe per Andrea Berta. Aktualisht drejtori sportiv i Atletico Madrid, ku ka shkuar nga Parma ne maj dhe po ben shkelqyeshem se bashku me drejtuesin tjeter Caminero. Berta ndoshta do e rinovoje kontraten deri ne 2018, por ne realitet profili i tij i pelqen Thohir, qe mund te mendoje per nje njeri qe t’ja bashkangjite Piero Ausilio per operacionet e merkatos te Interit. Po gjithcka, jo para qershorit. Sepse ne janar veshtire se do te ndryshoje organizimi i shoqerise.” – kete thote Gianluca Di Marzio ne lidhje me te ardhmen e drejtorit sportiv te Interit.