Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,965 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gabriel Jesus, Interi i bindur që mund të mbyllë gjithcka brenda javës. Besimi u rrit pas kontakteve me Branchinin

Gabriel Jesus, Interi i bindur që mund të mbyllë gjithcka brenda javës. Besimi u rrit pas kontakteve me Branchinin
Rinor Sopaj

Pas kontakteve me agjentin për Evropë Giovanni Branchini, Interi vazhdon të jetë i bindur se mund të mbyllë gjithcka për Gabriel Jesus brenda një jave. Ndarja e kartonit në disa pjesë (30% në pronësi të Palmeiras, 55% të dy agjentëve dhe 15% është në pronësi të vetë lojtarit) nuk do të ishte një problem dhe qëllimi mbetet ai që ia plotëson dëshirën lojtarin – ta mbyllë kampionatin me Palmeiras – që të vijë në Itali në janar 2017.

Por zikaltërit – ashtu sic raporton Gazzetta dello Sport – nuk janë vetëm në rrugën që dërgon tek talenti më i përfolur brazilian. “Janë nëntë klubë të interesuara: Inter, Real Madrid, Barcelona, Ajax, Bayern, Psg, Manchester United, City dhe tani edhe Atletico Madrid i cili ka filluar të interesohet për situatën e nëntëmbëdhjetëvjecarit i cili po e cmend Evropën. Fuqitë e mëdha janë aty. Së bashku me to edhe Interi: i cili po e mendon mundësinë për ta lënë lojtarin në Brazil deri në përfundim të kampionatit brazilian dhe pastaj në janar të vijë në Itali. Por Mancinit i duhet një lojtar me përvojë, kjo është një temë tjetër dhe shumë e rëndësishme, por mbetet fakti që tek Inter ka shumë besim që marrëveshja për fenomenin e ri të futbollit brazilian të përfundojë “.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.