Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Calhanoglu: “Me ke me krahasoni ju mua? Behuni serioz. Po flisni per nje fenomen…”

Inter, flet edhe Calhanoglu: “Me ke me krahasoni ju mua? Behuni serioz. Po flisni per nje fenomen…”
Inter Club Staff

Ende nje gol per Hakan Calhanoglu, i cili ka shenuar sot kunder Venezias, per here te trete radhazi.

Nje gol qe koleget e Inter TV e konsiderojne si “te forte dhe te bukur” por qe nuk e habit aspak turkun ne fjalet qe ai shpreh.

“Sot ishte nje ndeshje e rendesishme. Jam shume i lumtur sepse golin e kam bere nga jashte zone. Une bej gola nga jashte zone.”

“Por gjeja me e rendesishme jane tre piket, e dinim qe sot ishte nje ndeshje e forte sepse ky stadium i vogel ka nje atmosfere speciale dhe ishte e veshtire.”

“Por me pas ne fund kemi bere gol edhe me Lauti dhe e kemi mbyllur ndeshjen dhe keshtu i jemi afruar me shume Milanit dhe Napolit.”

Nje moment i rendesishem per ty Calha…

“Une kerkoj te jap gjithmone maksimumin per skuadren. Nese bej gol apo jo me intereson pak sepse une bej maksimumin te fitojme.”

“Per mua te rendesishme gjithmone jane tre piket. Sot kemi treguar edhe njehere mentalitetin e duhur. Jemi te lumtur qe te shkojme ne shtepi me tre piket.”

E bukur te kualifikohesh edhe me nje ndeshje mangut ne Champions League.

“Po, sigurisht. Duhet te presim keto ndeshje. Tani duhet te rekuperojme mire sepse luajme shume ndeshje dhe perpara kemi Spezian ne shtepi. Nje ndeshje shume e rendesishme kjo.”

Vetem Messi ka shenuar me shume gola se ty nga jashte zone qe nga viti 2013. Cfare mendon?

“Me ke po me krahasoni ju mua? (qesh). Me Messin? Ju lutem behuni serioz. Messi eshte nje fenomen, lojtar i pabesueshem. Te behemi serioz, Messi eshte Messi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.