Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, sot behet zyrtar rinovimi por ka nje prapaskene qe nuk e dini: “Vetem dy dite pas perfundimit te Serie A…”

Inzaghi, sot behet zyrtar rinovimi por ka nje prapaskene qe nuk e dini: “Vetem dy dite pas perfundimit te Serie A…”
Inter Club Staff

Lajmi kishte disa dite qe qarkullonte por diten e sotme pritet te vije edhe zyrtarizimi perfundimtar per rinovimin e kontrates se Simone Inzaghit.

Gjithcka do te behet zyrtare: Inter dhe Inzaghi do te jene bashke deri ne 2024 me nje opsion deri ne vitin 2025.

Tekniku do te shohe pagen e tij te permiresuar, nga 4 milione qe merr aktualisht ne 5 milione euro pothuajse, plus edhe disa bonuse.

Rinovimi eshte nje shenje shume e rendesishme besimi qe drejtuesit kane dashur ti japin atij per punen e bere dhe dy titujt e marre ne shtepi kete sezon.

La Gazzetta dello Sport, nder te tjera, diten e sotme tregon edhe per nje prapaskene te rendesishme qe lidhet edhe me takimin e pare te merkatos me klubin.

“Gjithcka ka ndodhur vetem dy dite pas perfundimit te kampionatit. Zhgenjimi per humbjen e kampionatit ndaj Milanit ka qene teper i madh.”

“Por aty Inzaghi ka treguar nje deshire teper te madhe per tu ringritur. Ne 48 ore vetem ai kishte ndryshuar humorin e tij.”

“Kjo sepse kishte kuptuar se edhe pse Inter kishte disa nevoja per bilancin, e dinte qe do te kishte ne duar nje skuader edhe me te forte se ajo e sezonit te kaluar.”

“Objektivi qe kishte vene ishte ylli i dyte. Qe prej asaj dite, tekniku i Interit kishte kerkuar vetem dicka: nje skuader te plote ne fillim te grumbullimit veror. Per momentin, Marotta eshte prane qe te arrije kete gje per te miren e te gjitheve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.