Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi zbulon per te gjithe: “Duhet ta keni te qarte: drejtuesit kane qene te qarte me mua per sa i perket…”

Inzaghi zbulon per te gjithe: “Duhet ta keni te qarte: drejtuesit kane qene te qarte me mua per sa i perket…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, Stefano Inzaghi pasi ka folur per DAZN, ka dale perpara gazetareve ne konferencen per shtyp qe eshte tradite pas ndeshjeve.

Ai ka folur per fitoren e Interit, por eshte ndalur edhe ne lidhje me nje aspekt ku drejtuesit e klubit sipas tij jane treguar shume te qarte.

Pese pike me shume se sezoni i kaluar: cfare te pelqen me shume te kjo skuader? Cfare duhet permiresuar?

“Ne kete moment per te permiresuar… E dime se na pret nje rrugetim i madh, duhet bere nje rrugetim akoma edhe me i veshtire perpara.”

“Rruga eshte e gjate dhe plot me te papritura. Ajo qe na pelqen, eshte grupi. Mes skualifikimesh dhe mungesash per demtime, kemi pasur probleme edhe ne, por normalisht, disa nuk e kane vene re.”

“Per nje tranjer eshte shume e rendesishme gjithmone qe te kete pergjigje edhe nga lojtaret qe luajne me pak apo qe futen me vone se te tjeret ne ndeshje. Kjo me ben krenar.”

Cfare i ke thene skuadres ne fillim te sezonit kur drejtuesit flisnin per nje vend te katert?

“Ashtu si kam thene, objektivi i madh ishte qe te kualifikoheshim ne 1/8 e Champions League dhe te luanim perseri sezonin qe vjen ne kete kompeticion.”

“Nuk kam folur me skuadren, kam pare si jemi pritur une dhe stafi im. Kam besim te madh: kemi bere nje nisje teper te mire, por e dime qe deri ne fund na mungojne 19 ndeshje ne Serie A, 1/8 e Champions, Kupa e Italise… Duhet dhe duam te bejme mire.”

Cfare ka ndryshuar ne krahasim me fillimin e sezonit dhe pas derbit?

“Bindja qe kane fituar djemte pas cdo stervitje dhe ndeshje. Duke luajtur kaq shume nuk eshte e thjeshte asnjehere, por pertej klasifikimit, Interi dallohej edhe per menyren si luante qe ishte mire.”

“Tani ka nje distance te rendesishme, kishte skuadra qe ishin perpara nesh dhe ne nuk e humbem kurre besimin.”

A keni shkuar pertej pritshmerive ne kete faze te pare?

“Mendoj se kemi bere nje faze te pare te madhe per nje seri faktoresh. Ne radhe te pare, djemte qe kam ne dispozicion, te 22, meritojne te luajne.”

“Per fat te keq mund te fus 11 plus 5. Ndonjehere me duhet te bej zgjedhje te veshtira. Ky eshte nje publik i mrekullueshem, qe prej dites se pare na ka mbeshtetur.”

“Ne San Siro dhe ne transferte asnjehere nuk ndihemi vetem. Pastaj kam fatin qe kam drejtues te rendesishem pas shpines.”

“Ma kishin bere te qarte qe do tek kishim veshtiresi, dhe hapi i pare ishte siguria e klubit. Pasi kembi bere shitje te rendesishme, ata i kane dhene qetesi skuadres me blerjet.”

Ndonje dhurate ne merkaton e dimrit?

“Drejtuesit e klubit kane qene shume te qarte edhe ne lidhje me kete ceshtje me mua. Jane ceshtje te brendshme.”

“Nese do te jete mundesia, Inter vetem do te perforcohet. Por une jam shume i kenaqur me skuadren time.”

“Dhurata e vetme qe pres eshte te qendroj prane prinderve te mi. Ndonjehere puna na vendos shume larg dhe dua te shijoj keto dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.